Presidenti i SHBA Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën. 

Trump e ka cilësuar telefonatën me Putin si një bisedë të mirë dhe pozitive.

‘Pata një telefonatë të mirë me Putinin. Kemi disa çështje të vështira, siç mund ta imagjinoni. Kemi disa gjëra për të zgjidhur’, tha Donald Trump .

Trump foli edhe për sulmin ndaj vilës së presidentit rus Vladimir Putin.

‘Kjo është një kohë shumë e ndjeshme. Kini kujdes të mos e teproni me fyerjet dhe të mos kaloni vijën. Nuk duhet të drejtohemi në sulme fizike", shtoi Trump. Ndoshta nuk ka pasur një sulm, por Putini më tregoi për këtë’, tha ai.

Këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov tha në një konferencë për mediat, se Vladimir Putin i tha Donald Trump se sulmi terrorist i Kievit në rezidencën shtetërore të Putinit nuk do të mbetej pa përgjigje. 

Këshilltari i Kremlinit vuri në dukje se presidenti amerikan ishte i tronditur dhe i indinjuar nga sulmi i Kievit në rezidencën e udhëheqësit rus.

Sulmi me dron në rezidencën e Putinit ndodhi "praktikisht menjëherë pas" bisedimeve SHBA-Ukrainë në Mar-a-Lago, tha gjithashtu Ushakov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Moska akuzon Kievin për sulmin ndaj rezidencës së Putinit me 91 dronë, paralajmëron për hakmarrje

1767036413_aa.JPG

Një sulm me gati 100 dronë kundër rezidencës së Putinit në rajonin e Novgorod-it është bërë nga forcat ukrainase sipas akuzave të Kremlinit.

Por kjo gjë menjëherë u mohua nga presidenca ukrainase. “Janë vetëm gënjeshtra,” tha Zelensky vetëm pas disa minutash, i vetëdijshëm se një sulm i tillë mund të tronditë negociatat në vazhdim mbi konfliktin.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, deklaroi se pozita negociuese e Moskës do të rishikohet për të marrë parasysh atë që ai e quajti “kalimi përfundimtar i regjimit të Kievit drejt një politike të terrorizmit shtetëror”.

Kreu i diplomacisë ruse shtoi se “objektivat dhe afatet kohore” të një përgjigjeje ruse janë tashmë përcaktuar, duke sqaruar megjithatë se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociator lidhur me planin e paqes.

Shtëpia e Putinit, kundër së cilës Ukraina thuhet se ka shkaktuar sulmin, është një rezidencë luksoze mbi liqenin Valdai, afër fshatit Dolgiye Borody, në një park kombëtar.

Ai ka vila të ndryshme nëpër Rusi, duke filluar nga ajo në Novo-Ogaryovo, në periferi të Moskës, e cila ishte objekt sulmi ukrainas në vitin 2023. Por ajo ishte në një fazë tjetër të luftës./La Repubblica