Lufta tregtare, nga 24 shtatori SHBA vendos tarifa me vlerë 200 mld $ për produktet kineze
Uashingtoni po e përshkallëzon kështu luftën tregtare me Pekinin, duke i aplikuar masat e fundit për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz dhe tekstile.
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping
Shtetet e Bashkuara janë duke vendosur mbi mallrat kineze tarifa të reja me vlerë 200 miliardë dollarë, më të ashprat deri tani. Uashingtoni po e përshkallëzon kështu luftën tregtare me Pekinin, duke i aplikuar masat e fundit për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz dhe tekstile.
Megjithatë janë përjashtuar nga ana tjetër disa produkte që pritej të shënjestroheshin siç janë orat e dorës “smart watch” dhe tryezat e bebeve. Taksat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 24 shtatori. Ato të fillojnë nga 10% e vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 25% nëse mes dy vendeve deri atëherë nuk gjendet gjuha e kompromisit.
Për presidentin amerikan Donald Trump, raundi i fundit i tarifave është ashtu si të tjerët përpara tij një përgjigje ndaj “praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet dhe rregullat që i kërkojnë kompanive te huaja në disa sektorë të kenë edhe partnere lokale.
Kina premton të përgjigjet dhëmb për dhëmb, por Trump mendon se e ka paraprire këtë reagim të sajin.
“Nëse Pekini hakmerret, Shtetet e Bashkuara do të kalojnë menjëherë në fazën e tretë”, u shpreh ai, do të thotë vendosje e tarifave te mëtejshme mbi produktet kineze për një vlerë tjetër 267 miliardë dollarëshe. Nëse kjo ndodh, atëherë praktikisht, pothuajse të gjitha eksportet e Kinës në SHBA do të jenë subjekt detyrimesh të shtuara.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
'Luftë civile' në kampin e Trump, të gjithë kundër Musk pasi i doli në krah emigrantëve të kualifikuar
27 Dhjetor, 21:22
-
Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie
27 Dhjetor, 21:08
-
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
27 Dhjetor, 20:56
-
Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së
27 Dhjetor, 20:45
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor, 20:13
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03