Donald Trump tha se sulmet e mundshme në vijim ndaj anijeve që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare, do të kompensohen me fondet e ngrira të Iranit që SHBA kontrollojnë. Reagimin Presidenti amerikan e bëri pas sulmeve të fundit ndaj anijeve në ngushticën e Hormuzit por edhe në detin e kuq ku rebelët Houthi kanë nisur një bllokadë detare dhe kanë ndërmarrë sulme në disa raste për anijet që nuk u janë bindur.
"Nga ky moment e tutje, të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj anijeve, ngarkesave ose çdo elementi të lidhur me to do të dëmshpërblehen me fondet iraniane që Shtetet e Bashkuara mbajnë dhe kontrollojnë. Këto dëme mund të jenë shumë të mëdha, por megjithatë kjo është zgjidhja më e drejtë dhe më e barabartë", tha Trump.
Reagimi ndaj idesë erdhi menjëherë nga Ministri I Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Ai cilësoi udhëzimin e Trump si një veprim që do të shkaktonte kaos dhe do të sillte pasoja jo paqësore nëse do të realizohej.
Irani sipas NYT ka refuzuar një plan armëpushimi nga Donald Trump të dërguar nëpërmjet irakut të enjten teksa e njëjta media duke cituar dy burime zyrtare iraniane thotë se Teherani do të godasë tel avivin nëse trump do ti përmbahet kërcënimeve të ditëve të fundit për sulme në Teheran dhe infrastrukturën iraniane.
Sulmet vijuan mes dy ushtrive vijuan për të 13 natë radhazi. Komanda qëndrore amerikane njoftoi se goditi qendra komanduese, depo dronësh, rrjete komunikimi, pozicione të mbikëqyrjes bregdetare, me synimin për të reduktuar më tej kërcënimin iranian në Ngushticën e Hormuzit.
Mediat iraniane raportuan se një bazë ushtarake e quajtur "Muëafiq al-Sultani" në Jordani u godit nga një sulm me raketa.
Ndërkohë Agjencia britanike UKMTO njoftoi se një cisternë nafte ishte goditur nga një predhë e paidentifikuar në Detin e Kuq, rreth 70 milje detare larg Al Shuqaiq, në Arabinë Saudite.
Komente









