Ministria e Energjisë së Turqisë ka mohuar kategorikisht se infrastruktura turke po përdoret për të dërguar naftë në Izrael.
Porti i Ceyhan, një qytet në bregun jugor të vendit ku ndodhet një port tregtar dhe infrastruktura të rëndësishme energjetike që lejojnë lidhjen e Mesdheut me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, përfundoi në sytë e kritikëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
"Akuzat janë krejtësisht të pabaza. Kompanitë që përdorin terminalin e Ceyhanit kanë respektuar vendimin e Turqisë për të pezulluar marrëdhëniet ekonomike me Izraelin. Nuk ka pasur asnjë dërgesë në shtetin hebre", thuhet në një deklaratë të ministrisë.
![]()
Akuzat ndaj qeverisë Erdogan erdhën pasi në maj lideri turk shpalli ndërprejen e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Izraelin. Vetë Erdogan deklaroi javën e kaluar se me sanksionet ndaj shtetit hebre, Turqia ka hequr dorë nga 9.5 miliardë dollarë në tregti.
Akuzat ndaj qeverisë Erdogan erdhën pasi lideri turk shpalli në maj ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Izraelin. Erdogan vetë deklaroi javën e kaluar se, me sanksionet ndaj shtetit hebre, Turqia ka hequr dorë nga 9.5 miliardë dollarë në tregti.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

