
Mungesa e ushqimit në Ukrainë po përhapet për shkak të anijeve luftarake ruse që bllokojnë portet e Ukrainës dhe tregtinë në Detin e Zi, tha zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë Taras Kachka.
Duke shkruar në rrjetet sociale, Kachka iu referua një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se një e pesta e popullsisë së botës do të përjetojë uri për shkak të luftës në Ukrainë.
Ai tha se anijet ruse që qëllojnë anijet tregtare po e pengojnë Ukrainën të eksportojë misër, grurë dhe vaj vegjetal.
"Po të mos ishte Rusia, Afrika dhe Lindja e Mesme nuk do të duhej të mendonin se ku të gjenin më shumë para për të blerë grurë," tha ai.
Lajmi kryesor:
Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë









