Lufta/ Zelensky: Meloni po vlerëson dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore! Lavrov: Mbështetja e Perëndimit ndaj Kievit sjell përballje

UKRAINË- Kremlini ka nënshkruar sot një dekret që ndalon furnizimin me naftë dhe produktet e hidrokarbureve  për vendet që vendosën një kufi të çmimit të naftës.

Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe pritet të zgjasë për 5 muaj, pra deri në korrik. Dekreti përfshin një klauzolë që lejon zotin Putin të anulojë ndalimin në raste të veçanta. Bashkimi Evropian së bashku me Britaninë, Australinë, Kanadanë, Japoninë dhe SHBA-në vendosën kufirin e çmimeve, me bllokun evropian prej 27 vendesh që vendosi gjithashtu një embargo ndaj naftës ruse të transportuar nga deti.

Paçka tensioneve në rritje dhe manovrave për tension nga Moska, Italia është shfaqur shpresëdhënëse ndaj Ukrainës. Së fundmi, gjatë një telefonate me Presidentin Zelensky, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka shprehur solidaritetin por edhe është ofruar të shkojë në Kiev për të qenë pranë arenës së luftës. Përtej kësaj, Meloni ftoi Zelenskyn të vizitonte edhe Romën për të theksuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Italisë në këto momente të vështira që po përballet Ukraina.

Sa i përket negociatave, sërish mes Kievit dhe Moskës duken se gjërat janë në ‘vend numëro’. Paraditen e sotme, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur se mbështetja e mëtejshme perëndimore për Ukrainën mund të çojë në konfrontim të drejtpërdrejtë. 

Lavrov shtoi se Moska ka deklaruar vazhdimisht se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se "ajo nuk duhet të lëshohet kurrë". Sipas Lavrov është perëndimi ai që ka spekuluar lidhur me përdorimin e armëve bërthamore edhe pse Moska e ka mohuar diçka të tillë.

Ndërkohë, pas vizitës zyrtare të Presidentit të Ukrainës, hapi i radhës i Kievit është synimi i një samiti paqeje në Kombet e Bashkuara. Ndërmjetës i samitit do të jetë Sekretari i Përgjithshëm Antonoi Guterres.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
SHBA dhe blloku Perëndimor i vendosën çmim tavan për gazpromin, Kremlini u ndalon furnizimin me naftë ruse për 5 muaj

Rusia ka ndaluar shitjet e naftës për vendet dhe kompanitë që respektojnë një kufi çmimi të rënë dakord nga vendet perëndimore në fillim të këtij muaji.

Kufiri i çmimit, i cili u ra dakord nga grupi i kombeve G7, Australia dhe BE hyri në fuqi më 5 dhjetor. Kufiri i çmimit i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi naftë ruse. Rusia tani ka thënë se nafta dhe produktet e saj të naftës nuk do t’i shiten askujt që vendos kufirin e çmimit.

Dekreti presidencial thoshte se ndalimi do të hynte në fuqi për pesë muaj. Grupi i G7 i ekonomive të mëdha parashtroi idenë e një kufiri çmimi në shtator, në mënyrë që të ndalonte Moskën të përdorte të ardhurat nga nafta për të financuar luftën në Ukrainë.

Një ndalim në mbarë BE-në për naftën bruto ruse të importuar nga deti është tashmë në fuqi, së bashku me premtime të ngjashme nga MB, SHBA dhe të tjerë.

Por në fillim të këtij muaji, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e quajti kufirin e çmimit një ide “të dobët” që nuk ishte mjaft “serioze” për të dëmtuar ekonominë ruse.

Ministri rus i Financave Anton Siluanov tha të martën se deficiti buxhetor i Rusisë mund të jetë më i gjerë se 2% e planifikuar e PBB-së në vitin 2023, me kufirin e çmimit të naftës që shtrydh të ardhurat nga eksporti.

Nafta aktualisht po tregtohet me rreth 80 dollarë për fuçi, shumë më poshtë nga majat mbi 120 dollarë, të parë në mars dhe qershor.ga 1 shkurti deri më 1 korrik.

Ora 22:09
Meloni zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn: I shpreha synimin tim për të shkuar në Kiev dhe e ftova në Romë

1672175431_melonizelensky.jpg

Duke iu referuar bisedës telefonike me Presidentin Zelensky, kryeministrja Giorgia Meloni është shprehur se zhvilloi bisedë të përzemërt.

Në Twitter, kryeministri Giorgia Meloni, duke iu referuar bisedës telefonike me presidentin ukrainas Zelensky, shkroi se synonte të shkonte në Kiev. 

“Bisedë telefonike e përzemërt me Zelensky. Përtëriva mbështetjen e qeverisë italiane në Kiev dhe rikonfirmova angazhimin maksimal të Italisë për çdo veprim të dobishëm për të arritur një paqe të drejtë. Unë konfirmova synimin tim për të shkuar në Kiev dhe e ftova Zelensky në Romë.

Ora 21:15
Vijojnë kërcënimet ajrore ruse, goditet një maternitet në rajonin Kherson, asnjë i lënduar

Një repart i maternitetit në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, u godit nga bombardimet ruse. Këtë lajm e ka bërë të ditur Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës.

“Ata bombarduan vendin ku kanë lindur dy fëmijë sot. Para sulmit, mjekët arritën të kryejnë një prerje cezariane. Në institucion janë 5 gra pas lindjes. Për mrekulli, askush nuk u lëndua”, tha Timoshenko përmes platformës së mesazheve Telegram.

Përmes një njoftimi në facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura lajmëroi se granatimet ruse kanë dëmtuar gjithashtu edhe infrastrukturën civile të venbanimit Antonivka në rajonin Kherson

Ndërkohë, kërcënimi i sulmeve ajrore dhe raketore ndaj objekteve kritike të infrastrukturës mbetet në të gjithë territorin e Ukrainës, pasi ofensiva e Rusisë u zhvillua në drejtimet Bakhmut dhe Avdiivka.

Ora 20:05
U godit nga raketa ruse, Polonia rrit forcën e mbrojtjes! Blen satelitë vëzhgues nga Franca

Franca ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e dy satelitëve francezë të vëzhgimit ndaj Polonisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu.

"Kjo kontratë e madhe tregon besimin e Polonisë në teknologjinë dhe industrinë tonë," shkroi ministër i Forcave të Armatosura të Francës Lecornu në Twitter pas takimit me homologun e tij polak në Varshavë.

Ministri francez vazhdoi duke thënë se kjo marrëveshje tregon për lidhjet e forta që bashkojnë Francën dhe Poloninë në fushën e mbrojtjes. Ai theksoi se kjo marrëveshje do të krijojë 500 vende pune në Francë për pesë vjet

Edhe për ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Błaszczak kjo marrëveshje tregonte për një hap të rëndësishëm të marrëdhënies së mira mes dy shteteve dhe të forcave ushtarake.

"Ky investim në teknologjinë më të fundit është një përmirësim i rëndësishëm në aftësitë e Forcave të Armatosura Polake në fushën kryesore të marrjes së të dhënave të zbulimit," shkroi Błaszczak në Twitter.

Ky njoftim ka ardhur pasi vendi u godit nga një raketë prodhuar nga Rusia duke shkaktuar një shpërthim jashtë fshatit rural lindor polak rreth katër milje (6.4 kilometra) në perëndim të kufirit ukrainas, duke vrarë dy fermerë.

Në momentin e ngjarjes, ambasadori i Polonisë në Kombet e Bashkuara Krzysztof Szczerski tha se incidenti “na mëson se sa afër e jetojmë në të vërtetë përshkallëzimin e mundshëm në përhapjen e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës të pasojave të gjera që ne të gjithë mund t'i perceptojmë.

Ora 18:49
Kiev, Viti i Ri pa ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk ka sulme, kryeministri ukrainas: Rusia synon të zhdukë shpirtin e festës

Mbledhja e sotme e qeverisë në Ukrainë ka dhënë një lajm të mirë për popullin ukrainas përsa i përket festave të fundvitit. Natwn e ndwrrimit tw viteve nuk do mungojw energjia elektrike nwse nuk ka sulme nga Rusia.  Ky vendim është marrë nga qeveria pasi sipas saj Rusia nuk ka synim vetëm të shkatërrojë infrastrukturën ukrainase, por edhe vullnetin e popullit dhe civilëve të thjeshtë, duke i shkatërruar atyre edhe “shpirtin e festës.”

Ndërprerjet emergjente në Ukrainë nuk do të zbatohen gjatë festave të Vitit të Ri nëse rusët nuk fillojnë të bombardojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Këtë lajm e ka dhënë vetë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

"Ne e kuptojmë se Rusia po përgatitet të vazhdojë sulmet ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, kështu që ne jemi çdo ditë gati për bombardime të reja masive. Mund të ndodhë në çdo moment: sot, nesër apo edhe në prag të vitit të ri. Dua të theksoj : në mungesë të bombardimeve, festat e Vitit të Ri do të kalojnë pa ndërprerje emergjente”, tha Shmyh.

Ora 17:10
Putin vuan nga kanceri, politologu rus: Shëndeti i tij po përkeqësohet, fundi është i dukshëm

1671524642_gdgdfg.jpg

Në mediat e huaja theksohet që shëndeti i presidentit rus po përkeqësohet dhe jeta e tij është në rrezik për shkak të përkeqësimit nga kanceri . Shëndeti i tij është në dorën e mjekëve perëndimor dhe ata përpiqen të bëjën më të mirën në metodat e përdorura ndaj presidentit Putin. SHBA ka vendosur sanksione ndaj luftës që ka krijuar Putin, por nga ana tjetër mjekët perëndimor po përdorin trajtimet më të avancuara për të trajtuar kancerin nga i cili vuan presidenti rus  Putin. Këtë e thotë Valery Solovey për mediat ukrainase, por gjithashtu edhe për mediat britanike “Mirror”

 “Mund të them se pa këtë trajtim “të huaj”, Putini definitivisht nuk do të ishte në jetën publike të Federatës Ruse. Mjekët janë duke përdorur trajtimet më të avancuara që Rusia nuk mund t’i ofrojë… Do të thosha se trajtimi që po kalon është shumë i suksesshëm. Ata e kanë trajtuar shumë mirë. Megjithatë, fundi i tij tashmë është i dukshëm, edhe sipas mjekëve që kanë marrë përsipër trajtimin, sepse asnjë ilaç nuk mund të jetë 100% i suksesshëm ”, thotë Valery Solovey.

Valery Solovey është një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) dhe i diplomuar në një shkollë të specializuar në trajnimin e spiunëve dhe diplomatëve.

Ai ka pohuar prej muajsh se ka informacion të brendshëm për shëndetin veçanërisht të brishtë të Vladimir Putin.

 

Ora 14:15
Ukraina: 8 anëtarët e një familjeje janë vrarë në Donetsk nga mercenarët e grupit Wagner në rajonin

Një familje prej tetë anëtarësh, duke përfshirë katër fëmijë, u qëllua për vdekje në qytetin Makiivka në rajonin Donetsk të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, një masakër që Kievi ia atribuoi mercenarëve të grupit Wagner, të udhëhequr nga Kremlin.

Kështu deklaroi Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, i cili u arratis kur qyteti në rajonin e Donestkut u pushtua nga rusët. Sipas raportimeve, të gjitha kufomat kishin plagë të plumbave në kokë.

Ora 12:35
Lufta në Ukrainë, rusët sulmojnë infrastrukturën e Khersonit

Forcat ruse nisën sot një sulm në infrastrukturën kritike në qytetin Kherson. Siç njoftoi guvernatori rajonal, Yaroslav Yanushevich, nuk ka viktima.

Guvernatori shtoi se sulmi, i kryer me artileri, dëmtoi gjithashtu një dhomë urgjence, një çerdhe dhe një shtëpi private.

Ora 11:04
Putin dhe Lukashenko takohen sërish! Mëngjesi së bashku në Shën Petersburg

Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko janë takuar këtë mëngjes për mëngjes në Muzeun Rus në Shën Petersburg. Kështu raporton agjencia bjelloruse “Belta”, duke nënvizuar se dy liderët ishin takuar dje në mbrëmje në samitin joformal të Komunitetit të Shteteve të pavarura.

"Dje diskutuam shumë çështje jo vetëm në darkë, por edhe natën kur u kthyem. Ndonjëherë disa shteteve u duhen vite për të diskutuar kaq shumë gjëra, por ne e shënojmë natën e fundit, duke vazhduar dialogun tonë të Minskut, i cili ishte kryesisht për ekonominë. ", tha Lukashenko, duke falënderuar Putinin për "faktin që shumë çështje u finalizuan dje".

Putin më pas ftoi presidentin bjellorus në takimin e mëngjesit të sotëm për të vazhduar diskutimin e "marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje të tjera të rëndësishme”.

“Megjithëse jemi gjithmonë në kontakt, disa çështje dalin herë pas here – tha presidenti rus – kështu që ne duhet t'i adresojmë ato dhe të marrim vendimet e nevojshme për t'i trajtuar ato në mënyrë efikase.”

Ora 10:30
Lavrov kërcënon Ukrainën: Për të mirën tuaj, përmbushni propozimet e Moskës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kërcënoi Ukrainën duke thënë se  "armiku" i di propozimet e Moskës për zgjidhje dhe se nëse Kievi dështon t'i përmbushë ato për mirë, ushtria ruse do ta “marrë çështjen në duart e veta dhe do të vendosë për çështjen”.

“Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun”, tha Lavrov sipas një raporti të agjencisë TASS.

"Çështja është e thjeshtë: Përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse," shtoi ai.

Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se vendi i tij është i hapur për bisedime duke fajësuar fqinjin Ukrainë dhe aleatët e saj për mungesën e tyre.

Ora 09:53
Fund i ngjashëm me kritikët e tjerë të luftës në Ukrainë, politikani rus bie nga dritarja e hotelit dhe ndërron jetë

 

Ambasada ruse tha sot se policia e Odishës nuk ka gjetur ende ndonjë lidhje kriminale në vdekjen e dy shtetasve të saj në të njëjtin hotel në shtet brenda dy ditëve. Pavel Antov dhe Vladimir Bidenov vdiqën në të njëjtin hotel në distriktin Rayagada të Odishës me dy ditë diferencë, sipas raporteve të mediave lokale, duke shkaktuar dyshime për një punë të goditur, pasi kritikët e presidentit rus Vladimir Putin kanë vdekur në mënyra të ngjashme edhe në Rusi.

Veçanërisht, Pavel Antov, i cili ishte një ligjvënës në Rusi, kohët e fundit kishte dërguar një mesazh duke kritikuar sulmet ruse në Ukrainë, por më vonë e kishte tërhequr deklaratën, sipas disa raporteve. Ai vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit të tij, dy ditë pasi bashkëudhëtari i tij u gjet i vdekur atje.

Pavel Antov, 65 vjeç, u gjet i shtrirë jashtë hotelit të shtunën, tha policia, duke shtuar se ata dyshonin se ishte vetëvrasje pasi Antov thuhet se ishte në depresion pas vdekjes së shokut të tij

Ora 08:11
Blinken: Mbi një e treta e sistemit energjetik të Ukrainës është bombarduar

"Rusia ka bombarduar më shumë se një të tretën e sistemit energjetik të Ukrainës, duke zhytur miliona njerëz në të ftohtë dhe në errësirë, ndërsa temperaturat gjithnjë e më të ftohta vijnë.", ka thënë sekretari afrikan i Shtetit Antony Blinken, në një postim të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ngrohja, uji, rryma për fëmijët, të moshuarit, të sëmurët, këto janë qëllimet e reja të Presidentit Putin”, shtoi Blinken.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja