Ukraina vijon sulmet ndaj ushtrisë ruse. Edhe sot njëjtë si ditët e fundit ajo kreu sulme në kuadër të atij që po shihet si izolimi I gadishullit të Krimesë së pushtuar nga rusët.

Dronët ukrainas ndaj objektivave në Krime, përfshirë infrastrukturë energjetike dhe transporti u regjistruan në Sevastopoli ku janë shënuar ndërprerje të energjisë dhe alarme ajrore, sipas autoriteteve të instaluara nga Rusia.

Mbrojtja ajrore ruse pretendon se ka rrëzuar disa dronë ukrainas, përfshirë mbi Krime dhe Detin e Zi.

Ukraina, ka nisur një valë sulmesh javët e fundit si pjesë të një fushate të vazhdueshme për të goditur logjistikën dhe furnizimet ushtarake ruse në gadishull.

The Kiev Independent raportoi këtë të mërkurë se Zelensky ka marrë udhëzime nga aleatët për një fushatë të egër sulmesh për të afruar Vladimir Putin në tryezën e negociatave.

Një ditë më parë Presidenti rus u shpreh pro rinisjes së bisedimeve me ukrainasit mbi bazën e dakordësisë në takimet e Ankarasë në vitin 2022, që përfshijnë neutralitetin e ukrainës, mosanëtarësimin e saj në Nato, garancitë e sigurisë nga partnerët për Kievin dhe anëtarësimin e mundshëm të ukrainës në BE.