![]()
Kryeministri italian, Mario Draghi u shpreh se Italia po punon për të reduktuar me shpejtësi varësinë ndaj gazit rus.
"Italia po punon për të reduktuar me shpejtësi varësinë e saj nga gazi rus. Të shtunën dëgjova në telefon emirin e Katarit, Al Thani, me të cilin diskutova veçanërisht se si të forcohet bashkëpunimi energjetik midis vendeve tona. Dua të falënderoj ministrin Cingolani dhe ministrin Di Maio për angazhimin e tyre në këtë front”, tha ai gjatë deklaratës së përbashkët me presidenten e KE, Von der Leyen, pak minuta përpara takimit të tyre.
Lajmi kryesor:
Përfundojnë bisedimet Moskë-Kiev, zhvillime pozitive për korridoret humanitare! Kuleba-Lavrov do takohen në Turqi! BE shqyrton aplikimin anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë











