Lufta Ukrainë-Rusi/ Kievi: Rrëzuam 70 dronë të forcave ruse, Moska lëshoi 1260 bomba për një javë

Lufta Ukrainë-Rusi/ Kievi: Rrëzuam 70 dronë të forcave ruse, Moska lëshoi 1260 bomba për një javë

Moment luftimi në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës njoftoi sot (9 Shkurt) se rrëzoi 70 nga 151 dronë, me të cilët Moska sulmoi gjatë natës.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 74 dronë nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të ndërhyrjeve elektronike, dhe dy ishin ende në ajër, raporton 'Reuters'.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se gjatë kësaj jave, Rusia kishte lëshuar 1260 bomba ajrore, pothuajse 750 dronë dhe më shumë se 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.

Presidenti Zelenskiy tha se armatimi ushtarak rus mbështetet nga skemat e shmangies së sanksioneve dhe çmimet e larta të naftës dhe se po ashtu, Ukraina nuk ka një numër të mjaftueshëm raketash dhe dronësh me rreze të gjatë veprimi për t’iu përgjigjur sulmeve ruse.

“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që po forcojnë sanksionet, por nevojiten më shumë përpjekje globale për të ulur aftësitë e industrisë ruse të naftës”, tha Presidenti Zelenskiy në një postim në rrjetin Telegram.

Ai shtoi se Ukraina do të zgjerojë prodhimin e raketave dhe dronëve dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve të investojnë në industrinë mbrojtëse të Ukrainës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Në ndërtimin e grataçelës së shembur nga tërmeti në Bangkok është e përfshirë një kompani italo-tajlandez

Në ndërtimin e grataçelës së shembur nga tërmeti në Bangkok është e përfshirë një kompani italo-tajlandez