Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është në muajin e tetë e cila po vazhdon çdo ditë e më shumë të ashpërsohet. Trupat ukrainase po qëndrojnë kundër sumeve të përsëritura nga forcat ruse në dy qytete lindore, ndërsa ato në frontin jugor janë gati të luftjnë për rajonin strategjik Kherson, të cilin Rusia duket se po e përforcon.
ZHVILLIMET E FUNDIT GJATË 24 ORËVE NGA LUFTA:
1- Trupat ukrainase po qëndrojnë kundër sulmeve të përsëritura pranë dy qyteteve lindore Avdiivka dhe Bakhmut në rajonin e Donbasit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i përshkruar taktikat ruse si të çmendura.
2- Ukraina ka rritur forcat e saj në rajonin verior afër Bjellorusisë për të kundërshtuar çdo sulm të mundshëm të ripërtërirë rus përtej kufirit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
3- Një zyrtar separatist i mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk tha se luftime të ashpra po zhvilloheshin në rajonet Kreminna dhe Svatove të rajonit.
4- Kundërofensiva e Ukrainës kundër rajonit Kherson po rezulton më e vështirë se sa ishte në verilindje për shkak të motit të lagësht dhe natyrës së terrenit, tha ministri i mbrojtjes i Ukrainës.
5- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin Kherson kanë inkurajuar banorët të largohen, por Oleksiy Arestovych, këshilltar i Zelenskiy, tha se nuk kishte asnjë shenjë që vetë forcat ruse po përgatiteshin të tërhiqeshin.
6- Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme ruse tha se satelitët tregtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të bëhen objektiva legjitime për Rusinë nëse do të përfshiheshin në luftën në Ukrainë.
7- Eshtrat e një shtetasi amerikan të vrarë në luftimet në Ukrainë u janë dhënë autoriteteve ukrainase dhe së shpejti do t'i kthehen familjes së personit, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
8- Kryeministri i Italisë tha se e vetmja mënyrë për të lehtësuar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës ishte ndihma ushtarake e Kievit.
9- Presidenti rus Vladimir Putin vëzhgoi stërvitjet e forcave strategjike bërthamore të Rusisë dhe u tha shefave të inteligjencës të disa vendeve ish-sovjetike se rreziku i konfliktit në rajon dhe në botë ishte i lartë.
10- Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se ishte "relativisht optimist" se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB që lejonte rifillimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në Detin e Zi do të zgjatej përtej mesit të nëntorit.
11- Putini ka të ngjarë të përdorë zgjatjen e mundshme të marrëveshjes së grurit si një mënyrë për të fituar ndikim dhe për të dominuar samitin e G20 të muajit të ardhshëm në Indonezi, tha një diplomat evropian i informuar mbi bisedimet për drithërat.
12- Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë po finalizojnë planet për të vendosur një kufi mbi çmimet e naftës ruse mes një paralajmërimi nga Banka Botërore se çdo plan do të ketë nevojë për pjesëmarrje aktive të ekonomive të tregut në zhvillim për të qenë efektiv.
13- Bashkimi Evropian mund të prezantojë një kufi të çmimit të gazit këtë dimër për të kufizuar rritjet e tepërta të çmimeve, nëse vendet i japin Brukselit një mandat për të propozuar masën.
Lajmi kryesor: