Forcat ukrainase penguan një sulm raketor rus që synonte Kievin herët në mëngjes. Këtë e ka bërë të ditur administrata civile e kryeqytetit pa përmendur dëme apo të lënduar.

Ka "shumë të ngjarë" që ato të jenë "raketa balistike të Koresë së Veriut të tipit KN-23".

Ndërkohë mbetjet nga rrëzimi i një droni ukrainas thuhet se shkaktuan një zjarr në një depo karburanti ruse në Rostov.  Kështu deklaroi guvernatori i rajonit Vasily Golubev.

Guvernatori tha se zjarrfikësit ishin të zënë me shuarjen e zjarrit, por operacionet ishin pezulluar për shkak të një sulmi të ri me dron. Nuk u regjistruan viktima.

Lajm në përditësim...