Ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë shkuar në Islamabad për tu ulur në tryezën e negociatave përballë Iranit. Delegacioni i Iranit do të kryesohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa një mundësi për nisjen e një raudi të dytë bisedimesh, është të hënën, raporton Axios.

Dje në mediat iraniane u raportua se kryeparamentari Mohammad Bagher Ghalibaf ka dhënë dorëheqjen nga grupi negociator për shkak të disa mosmarrëveshjeve të brendshme, por lajmi u hodh poshtë nga zyra e shtypit. Tjetër në komunikatë raportohej se ende nuk ka një planifikim për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në.

Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë arsye për konfliktin e pazgjidhshëm mes SHBA-së dhe Iranit. Marina detare vijon me bllokadën në Hormuz, ndërsa deri nga 13 prilli kur ky operacion është urdhërar nga Trump, janë sekuestruar të paktën 29 anije teksa kanë tentuar kalimin. Sekuestrimet e konfirmuara përfshijnë një anije mallrash, të sekuestruar me forcë, dhe një cisternë nafte të dyshuar se transportonte naftë bruto.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:24
Ushtria izraelite sulmon 3 qytete në Libanin jugor

Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj goditën tre zona të ndryshme në Libanin jugor, duke pretenduar se kishin në shënjestër raketahedhësit e Hezbollahut në operacionet e natës.

Ushtria izraelite tha se goditi objektet e Hezbollahut në Deir el-Zahrani, Reman dhe al-Saamiya në Libanin jugor.

Ora 07:31
Ministria e Jashtme iraniane: Nuk janë planifikuar takime me delegacionin amerikan në Pakistan

1776926704_abbasaraghchi.webp

"Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara" në Pakistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei, e deklaroi këtë në një postim në X: "Kemi mbërritur në Islamabad, Pakistan. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, në koordinim me përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit për t'i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga SHBA-të dhe për të rivendosur paqen në rajonin tonë. Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Vërejtjet e Iranit do t'i përcillen Pakistanit", theksoi Baghaei.