Ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff janë nisur drejt Islamabad për tu ulur në tryezën e negociatave përballë Iranit. Delegacioni i Iranit do të kryesohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa një mundësi për nisjen e një raudi të dytë bisedimesh, është të hënën, raporton Axios.
Dje në mediat iraniane u raportua se kryeparamentari Mohammad Bagher Ghalibaf ka dhënë dorëheqjen nga grupi negociator për shkak të disa mosmarrëveshjeve të brendshme, por lajmi u hodh poshtë nga zyra e shtypit. Tjetër në komunikatë raportohej se ende nuk ka një planifikim për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në.
Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë arsye për konfliktin e pazgjidhshëm mes SHBA-së dhe Iranit. Marina detare vijon me bllokadën në Hormuz, ndërsa deri nga 13 prilli kur ky operacion është urdhërar nga Trump, janë sekuestruar të paktën 29 anije teksa kanë tentuar kalimin. Sekuestrimet e konfirmuara përfshijnë një anije mallrash, të sekuestruar me forcë, dhe një cisternë nafte të dyshuar se transportonte naftë bruto.
Lajmi në përditësim...

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Ministrit të Çështjeve Ushtarake të regjimit izraelit, duke thënë se "zemërimi" i tyre pasqyron dështimin e komploteve kundër Iranit. Ministri izraelit i Çështjeve Ushtarake, Israel Katz, deklaroi se Tel Avivi po pret "dritën jeshile" nga Shtetet e Bashkuara për të nisur një agresion të ri kundër Iranit dhe për të vrarë Ajatollah Sayyed Mojtaba Khamenei.
Në një mesazh të publikuar në X, Ghalibaf deklaroi: "Zemërimi i tyre dhe absurditetet e atij ministri kriminal burojnë nga uniteti ynë rreth udhëheqjes dhe dështimi i komploteve të tyre". Duke cituar një fragment nga testamenti i Gjeneralit të martirizuar Qassem Soleimani, ai shkroi: "I dashur Khamenei është i dashur për jetën tonë. Pakti i sinqertë midis luftëtarëve të rinj ka qenë dhe mbetet për të luftuar llogore pas llogore në mënyrë që fjala dhe vullneti i Udhëheqësit të përhapet". Ai shtoi: "Jini të tërbuar dhe vdisni nga ky zemërim".

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, nuk është në Pakistan për "bisedime bërthamore". Kjo u deklarua nga Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Duke folur para gazetarëve në Teheran, Azizi tha se ministri i jashtëm "nuk ka asnjë përgjegjësi për bisedimet bërthamore", por është në Islamabad "ekskluzivisht për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe". Azizi, i cili është gjithashtu ish-komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, deklaroi se bisedimet mbi aktivitetin bërthamor "mbeten një nga vijat e kuqe të pakalueshme të Iranit".

Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj goditën tre zona të ndryshme në Libanin jugor, duke pretenduar se kishin në shënjestër raketahedhësit e Hezbollahut në operacionet e natës.
Ushtria izraelite tha se goditi objektet e Hezbollahut në Deir el-Zahrani, Reman dhe al-Saamiya në Libanin jugor.

"Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara" në Pakistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei, e deklaroi këtë në një postim në X: "Kemi mbërritur në Islamabad, Pakistan. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, në koordinim me përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit për t'i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga SHBA-të dhe për të rivendosur paqen në rajonin tonë. Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Vërejtjet e Iranit do t'i përcillen Pakistanit", theksoi Baghaei.
Komente











