Ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner dhe Steve Ëitkoff kanë shkuar në Islamabad për tu ulur në tryezën e negociatave përballë Iranit. Delegacioni i Iranit do të kryesohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa një mundësi për nisjen e një raudi të dytë bisedimesh, është të hënën.
Dje në mediat iraniane u raportua se kryeparamentari Mohammad Bagher Ghalibaf ka dhënë dorëheqjen nga grupi negociator për shkak të disa mosmarrëveshjeve të brendshme, por lajmi u hodh poshtë nga zyra e shtypit. Tjetër në komunikatë raportohej se ende nuk ka një planifikim për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në.
Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë arsye për konfliktin e pazgjidhshëm mes SHBA-së dhe Iranit. Marina detare vijon me bllokadën në Hormuz, ndërsa deri nga 13 prilli kur ky operacion është urdhërar nga Trump, janë sekuestruar të paktën 29 anije teksa kanë tentuar kalimin. Sekuestrimet e konfirmuara përfshijnë një anije mallrash, të sekuestruar me forcë, dhe një cisternë nafte të dyshuar se transportonte naftë bruto.
Lajmi në përditësim...

"Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara" në Pakistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei, e deklaroi këtë në një postim në X: "Kemi mbërritur në Islamabad, Pakistan. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, në koordinim me përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit për t'i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga SHBA-të dhe për të rivendosur paqen në rajonin tonë. Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Vërejtjet e Iranit do t'i përcillen Pakistanit", theksoi Baghaei.
Komente










