Lufta në Ukrainë/ Shpërthim pranë një baze ajrore ruse në Krime! Zelensky bisedë telefonike me Melonin: Faleminderit Italisë për mbështetjen e dhënë

Lufta në Ukrainë/ Shpërthim pranë një baze ajrore ruse në Krime! Zelensky bisedë telefonike me Melonin: Faleminderit Italisë për mbështetjen e dhënë

Kryeministrja e Italisë, Meloni dhe presidenti Ukrainas, Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, një muaj pasi kjo e fundit vizitoi Kievin. Gjatë bisedës, sipas Zelensky-t është folur mbi rrugën e paqes në Ukrainë që është e mundur vetëm nëse Rusia tërheq trupat ushtarake nga territori ukrainas. Zelensky falenderoi qeverinë italiane për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. 

Ndërkohë një shpërthim ka ndodhur në një bazë ajrore ruse në Krime. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ukrainase. Banorët vendas raportuan për një shpërthim masiv në zonën e bazës ajrore dhe se muret e shtëpive të tyre u tronditën. Një dron u rrëzua nga sistemet ruse të mbrojtjes në Krime pranë Simferopol. Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Krimesë, Sergei Aksyonov, sipas të cilit nuk ka viktima apo dëme për shkak se avioni ka rënë në fushë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë ekskluzive dhënë për Associated Press në bordin e një treni që e transportonte atë nga Sumy në Kiev, ftoi presidentin e Kinës, Xi Jinping në Ukrainë. Kjo ftesë e Zelenskyt kundrejt Xi Jinping, vjen pasi ky i fundit u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ndërsa është treguar i gatshëm edhe të ndërmjetësoje bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti ukrainas thotë se është gati që të ulet dhe të flasë me homologun e tij kinez.

"Ne jemi gati ta shohim atë këtu. Dua të flas me të. Kam pasur kontakte me të para luftës. Por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një viti, nuk kam pasur asnjë", tha Zelensky.

Ndërkohë Ukraina pretendon se janë deportuar 20 mijë fëmijë ukrainas në Rusi dhe janë kthyer vetëm 327 prej tyre që prej fillimit të luftës. Nga ana tjetër, Moska thekson se lufta hibride e Rusisë me Perëndimin nuk është afër fundit. Po ashtu, ka hedhur akuza kundrejt Gjermanisë duke thënë se ajo është e përshirë në luftë, ndërsa i tha ‘ok’ dërgimit të tankeve Leopard në Ukrainë.

"Gjermania luan një rol aktiv në 'pompimin' e armëve në Ukrainë dhe kjo rrit përfshirjen e saj direkte dhe indirekte në luftë"”, tha zëdhënësi i Moskës, Dmitry Peskov.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian do të vizitojë Moskën sot, ku janë planifikuar bisedime me homologun e tij rus, Serghei Lavrov. Ndërkohë në Ukrainë pritet të mbërrijë kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Ai do të vizitojë centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, i pushtuar nga forcat ruse dhe siguria e të cilit është shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë euro shtesë mbështetje ushtarake në Ukrainën. Komisioni për Buxhet i Bundestagut gjerman dha dritën e gjelbër më 29 mars për shpenzimet e pabuxhetuara. Financimi shtesë përfshin 3.2 miliardë euro që do të disbursohen në vitin 2023, dhe linja krediti për periudhën 2024 -2032 që arrijnë vlerën në rreth 8.8 miliardë euro.

"Me paratë, Ukraina mund të blejë drejtpërdrejt armatim me mbështetjen e qeverisë gjermane", thanë në një deklaratë tre politikanë që përfaqësojnë Qeverinë në këtë komision.

Një muaj më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Të hënën, Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës 18 tanke Leopard 2 - që cilësohet si “tanku më i mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët. Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams./ REL

Ora 22:55
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë

1678708053_dg.JPG

"Lufta hibride" midis Moskës dhe fuqive perëndimore për konfliktin në Ukrainë do të zgjasë shumë. Kështu u shpreh zëdhënësi i kremlinit Dimitry Peskov i cili tha se nëse flitet për luftën në kuptim të gjerë për konfrontimin me vendet armiqësore atëherë do të vazhdojë gjatë.

Dimitry Peskov i bëri këto deklarata më shumë se një vit pas ndërhyrjes ushtarake të trupave ruse në Ukrainë.

Ora 19:45
Zelensky bisedë telefonike me Melonin: Faleminderit qeverisë së Italisë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Zelensky bëri me tije se gjatë bisedës është folur për rrugën drejt paqes në Ukrainë që është e mundur vetëm me  tërheqjen e trupave ruse.

"Biseduam për iniciativat tona dypalëshe dhe ndërkombëtare. Rruga drejt paqes në Ukrainë është tërheqja e plotë e trupave ruse nga territori ukrainas dhe zbatimi i formulës sonë të paqes"- shkruan Zelensky.

Më tej ai falënderoi melonin dhe qeverinë e Italisë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Biseda telefonike zhvillohet pak më shumë se një muaj pas vizitës së Melonit në Kiev.

Ora 17:05
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës

1679070108_c669b997d1b44c34bc397681f5bf7939.jpg
Agjencitë ruse të spiunazhit kanë arritur një shkallë më të madhe suksesi në Ukrainë sesa ushtria e saj, e cila ka hasur në pengesa të shumta. 

Dhe kreu i inteligjencës së jashtme të Rusisë, i tha Presidentit Vladimir Putin se atyre u duhej më shumë kohë për t'u përgatitur, duke kërkuar që të shtyhej pushtimi, por kërkesa e tij u refuzua. 

Kjo është ajo që pretendohet në një raport prej 39 faqesh nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), i cili synon të paralajmërojë qeveritë perëndimore për shtrirjen e operacioneve sekrete ruse për të përmbysur një vend.

Raporti thoshte se agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor 2021 dhe se Shërbimi Federal i Sigurisë kontrolloi shpejt popullatat në zonat e pushtuara të Ukrainës. Shërbimet speciale ruse, thuhet në raportin e publikuar nga BBC-arritën të rekrutonin një rrjet të madh agjentësh në Ukrainë përpara pushtimit dhe pjesa më e madhe e aparatit mbështetës mbeti aktiv pas pushtimit.

Sipas raportit, edhe spiunët kanë pasur të metat e tyre. Vlerësimi i tyre fillestar përpara pushtimit, i dhënë Presidentit Putin, ishte se forcat ruse do të priten krahëhapur dhe se qeveria në Kiev do të shembet shpejt.

Ora 15:28
Kievi: Do kundërsulmojmë me tanket ‘Leopard’ para verës

1677846271_leopard.JPG

Ushtria ukrainase mund të nisë një kundërofensivë para verës, forcat e armatosura të Kievit do të sulmojnë në drejtime të ndryshme duke përdorur edhe leopardët gjermanë në front : këtë e bëri të ditur ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një intervistë me Err , pas javësh. kishte qarkulluar hipoteza e një kundërsulmi afër pranverës. Leopardët do t'i shihni "në kundërsulm me vendim të Shtabit tonë të Përgjithshëm", tha ai, duke shtuar se "kundërofensiva tashmë është planifikuar në disa drejtime. Varet se cili është momenti më i mirë, si vendosin komandantët".

Ora 15:22
Grossi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s: Po marrim masa për të shmangur katastrofën

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi ka vizituar sot termocentralin bërthamor të Zaporizhizhias që kontrollohet nga forcat ruse.

Ai tha se ka një plan për të garantuar sigurinë e termocentralit, ndërsa tha se duhet të merren të gjitha masat për të shmangur një katastrofë të mundshme.

"Po përpiqem të përgatis dhe të propozoj masa realiste që miratohen nga të gjitha palët. Duhet të shmangim katastrofën. Jam optimist dhe besoj se kjo është e mundur"- u shpreh Grossi.

Ora 13:59
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n

 

1678696613_62726704303.jpg

Moska shpreson se njoftimi i planeve të saj për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi do ta bëjë Perëndimin të kuptojë seriozitetin e situatës, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Serghei Ryabkov . “Shpresojmë që serioziteti i kësaj situate të jetë vlerësuar në mënyrë adekuate nga zyrtarët e NATO-s dhe, mbi të gjitha, nga liderët dhe politikanët e shteteve kryesore të Aleancës, të cilët aspirojnë të qeverisin botën sipas kanuneve dhe udhëzimeve që ata kanë formuluar për veten e tyre”, tha Ryabkov. tha për shtypin.

Ora 13:58
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse

1679563761_tjj.JPG

Një aprovim njëherësh edhe kontradiktë është parë së fundmi në deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin. Lideri i Kremilinit ka pranuar se sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse.

‘Sanksionet mund të kenë "një efekt negativ" në ekonominë ruse, ndaj nevojitet "punë për kërkesën e brendshme" .’- tha Putin.

Ora 13:04
Zëdhënësi i Kremlinit: Lufta hibride me Perëndimin do të zgjasë shumë! Objektivat e operacionit ushtarak rus do arrihen me mjete ushtarake

1680088198_pp.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se lufta hibride e Rusisë me vendet e Perëndimit nuk është drejt fundit

“Lufta hibride e Rusisë me vendet armiqësore do të zgjasë shumë”, tha Peskov.

Peskov shtoi se objektivat e operacionit special ushtarak rus në Ukrainë do të arrihen me mjete ushtarake, sepse për shkak të pozicionit të Kievit është joreale të arrihet me mjete politike dhe diplomatike. 

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht se qëllimet e Federatës Ruse mund të arrihen në mënyra të ndryshme: ushtarake, por edhe politike dhe diplomatike, gjë që, megjithatë, aktualisht është e pamundur, për keqardhjen tonë”, u tha Peskov gazetarëve.

"Për Rusinë, gjëja kryesore është të arrijë qëllimet e saj, sigurinë e popullsisë në rajonet e reja ruse dhe sigurinë e Federatës Ruse në tërësi," shtoi Peskov.

Ora 12:59
Lufta/ Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin në Zaporizhzhia

Një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, ka mbërritur në rajonin e Zaporizhzhia për të vizituar termocentralin bërthamor Energodar të pushtuar nga Rusia.

“Delegacioni ka kaluar kontrollin dhe është nisur për në Energodar”, tha zyrtari. Përfaqësuesit e IAEA kaluan vijën e kontaktit pranë Vasilyevka, ku ndodhet pika e vetme e kontrollit në rajon.

Ora 11:23
Lufta/ Moska: Ne do t'i arrijmë të gjitha qëllimet! SHBA po luan me idenë e një gjykate kundër Rusisë

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka komentuar sot njoftimin e SHBA se synon të mbështesë idenë e krijimit të një gjykate speciale për të ndjekur penalisht Rusinë për "krime lufte".

"Ata kanë luajtur me këtë tsatskaya për një kohë të gjatë," tha Ryabkov, duke përdorur një fjalë ruse që do të thotë "lodër" ose "xhingël". "Lërini të argëtohen," shtoi Ryabkov.

Ndërkohë, nga ana tjetër sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev tha se të gjitha objektivat e deklaruara të operacionit të posaçëm ushtarak do të arrihen "megjithë rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi".

“Ne do të përfundojmë çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës dhe do të sigurojmë integritetin territorial të Rusisë dhe sigurinë e popullsisë sonë," tha Patrushev, siç raporton Tass .

Ora 10:36
Kina: Ne jemi në kontakt me të gjitha palët, përfshirë edhe Ukrainën

1680078995_Capture.JPG

“Kina është në komunikim me të gjitha palët për çështjen e Ukrainës, përfshirë Ukrainën”. Kështu është shprehur, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Mao Ning , komentoi në një konferencë mbi ftesën e bërë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për homologun e tij kinez Xi Jinping . “Për sa i përket çështjes specifike, nuk kam asnjë informacion që mund të jap”, shtoi Mao Ning.

Ora 09:12
Kievi: Pothuajse 20,000 fëmijë janë dëbuar në Rusi! Deri tani janë riatdhesuar vetëm 327

1679475339_lajm.JPG

Ukraina pretendon se 19.514 fëmijë ukrainas janë deportuar ilegalisht në Rusi.

Sipas përditësimit të fundit të publikuar nga Ministria e Riintegrimit të Ukrainës në faqen e internetit "Fëmijët e Luftës", shifrës mund t'i shtohen edhe 4390 fëmijët jetimë, me vetëm një prind ose pa përkujdesje prindërore, të cilët sipas së njëjtës ministri ndodhen në territoret e pushtuara ose në Rusi.

Deri më sot, vetëm 327 fëmijë janë riatdhesuar në Ukrainë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barbullushi Tamushi: 29/03/2023 16:16

    O Zhelecka Rusia sdo me ja dit për perëndim prandaj mos i vrit djemt e nënave mor Idjot i ler. Rusët jan njerzit më të fëlliqur të ruzullit Toksor . Por ti po të ishe i zgjuar e kishe zgjidhur konfliktin me dipllomaci. Jo tanke leopard të kesh ti üor dhe raketa me mut të mbushura ske shanc kundre qelbësirave Ruse.

    Përgjigju
  • Artan: 29/03/2023 13:15

    Si i siguruan muzhiket "rajonet e reja ruse"? Eshte Hitleri do ta kishte zili nje gjuhe te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale