Lufta/ Zelensky: Nuk do të ketë ngadalësim derisa e gjithë Ukraina të çlirohet! 8 raketa ruse godasin Zaporizhian

Presidenti Volodymyr Zelensky i drejtoi së fundmi një mesazh kombit të tij: Nuk do të ketë ngadalësim derisa e gjithë Ukraina të çlirohet.

Në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse lëshoi ​​tetë raketa në Zaporizhia, një qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Kreu i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Starukh se sipas informacioneve fillestare, një nga raketat goditi qendrën rajonale të Zaporizhia pranë lumit Dnipro, ndërsa ende nuk ka informacion për viktima apo të plagosur.

Ministria britanike e Mbrojtjes paralajmëron se Rusia ka shumë të ngjarë të shtojë sulmet ndaj objektivave civile në përgjigje të disfatës ushtarake që po pëson.

Pasi ushtria ukrainase mori nën kontroll rajonin eKharkiv ,masakrat ushtirsë rus po dalin në pah teksa Prokurori i Kharkiv i akuzon për torturimin e civilëve në një fshat të çliruar së fundmi nga ukrainasit.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar se të paktën 390 fëmijë kanë vdekur dhe 757 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës që nga 24 shkurti, ditën e pushtimit rus të Ukrainës. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në provincën Donetsk, ku 395 fëmijë u përfshinë drejtpërdrejt në konflikt dhe përfunduan të vrarë ose të plagosur. 

Sipas Prokurorisë, shifrat duhet të jenë më të larta, pasi nuk përfshihen viktimat në territoret e pushtuara nga Rusia dhe në zonat ku zhvillohen luftimet.

Për presidentin amerikan Joe Biden, Ukraina po arrin sukses duke fituar terren në disa fusha, por ende nuk po e fiton luftën me Rusinë. 

“Ajo që Vladimir Putin bëri në Ukrainë është e turpshme me sulmet në spitale dhe shkolla, është e egër", shtoi Biden.

Lajm në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Franca akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Francës Catherine Colonna ka akuzuar Rusinë se po kryen agresion të pajustifikuar kundër Ukrainës “në një mënyrë shumë brutale” me bombardime të objektivave civile, akte të dhunshme, “përdhunime, tortura dhe likuidim të detyruar”, duke pretenduar se “të gjitha këto janë krime lufte”. Ajo i bëri komentet në një konferencë shtypi para mbledhjes së liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ora 18:31
Kievi akuzon Moskën se ka sulmuar një tjetër central bërthamor, Zelensky: Bota ta ndalojë Rusinë para se të jetë shumë vonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bota “duhet të ndalojë Rusinë para se të jetë shumë vonë”. Këtë deklaratë, Zelensky e bëri më 19 shtator, pasi Ukraina akuzoi forcat ruse se gjatë natës sulmuan me raketë një tjetër central bërthamor në jug të vendit.

Në Telegram, Zelensky tha se “raketa ra 300 metra larg centralit bërthamor të Pivdenoukrainskit”, që gjendet në rajonin e Mikolajivit. Sipas tij, pas granatimit ka pasur “një ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike” në këtë central.

Presidenti ukrainas tha se xhamat e centralit janë dëmtuar dhe sugjeroi se “pushtuesit dëshironin të kryenin edhe një sulm, por harruan se për çfarë centrali bërthamor bëhej fjalë”.

“Rusia po rrezikon të gjithë botën. Ne duhet ta ndalojmë atë para se të jetë shumë vonë”, tha ai.

Ora 08:19
Britanikët paralajmërojnë për sulme ruse ndaj popullatës civile

1663568461_629523073031.jpg

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për shtimin e sulmeve ruse ndaj objektivave civile në Ukrainë. "Përballë pengesave në front, Rusia besohet se ka zgjeruar vendet që dëshiron të sulmojë në mënyrë që të minojë drejtpërdrejt moralin e popullit dhe qeverisë ukrainase”, tha Ministria e Mbrojtjes të dielën. Sipas raporteve të Ukrainës, Rusia bombardoi qytete në pjesë të ndryshme të vendit gjatë natës.

Një spital në qytetin e Mykolaivit u godit, tha guvernatori rajonal Vitaliy Kim. Pjesë të tjera të rajonit u bombarduan gjithashtu. Dy persona u plagosën.

Në rajonin e objektit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, tre persona u plagosën nga zjarri në qytetin e Nikopolit, tha guvernatori Valentyn Resnichenko.

Tre persona u vranë nga sulmi me raketa në rajonin e Kharkovit një ditë më parë, tha guvernatori Oleh Synjehubow. Mes të vdekurve është edhe një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare. Guvernatori Pavlo Kyrylenko njoftoi se pesë persona ishin vrarë në rajonin e Donetsk-ut një ditë më parë./DW

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • row: 19/09/2022 13:06

    ky eshr hajdar fare, ruset po i afrohen kievit

    Përgjigju
  • Lali: 19/09/2022 08:47

    Shume po fryhesh o djale por kujdes se mos mer hurin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit