Lufta/ Izraeli njofton sulme masive ajrore në Liban! Zhduket udhëheqësi i Hamasit në Gazë, frikë për fatin e tij! Egjipti: Ndoshta është vrarë

Ushtria izraelite deklaron se avionët luftarakë kryen "sulme të gjera në Liban", duke rritur frikën për një përshkallëzim të konfliktit. 

Ndërkohë në orët e fundit ka një shqetësim në rritje midis liderëve të Hamas-it për fatin e Yahya Sinwar, kreu politik i organizatës në Gaza dhe ideues i sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor.  Sipas burimeve, ka gati dy javë që është e pamundur të kontaktohet me Sinwar dhe për momentin deklarohet i zhdukur. Nuk dihet fati i tij momentalisht. Burime egjiptiane konkludojnë se Yahya Sinwar ose është vrarë ose atij i është ngritur një kurth me pasojë vdekjen në një nga tunelet ku ka qënë i fshehur gjatë katër muajve të fundit.

Ndërkohë medie kombëtare, si Jerusalem Post dhe Times of Israel, thonë se delegacioni izraelit i ngarkuar për negocimin e armëpushimit me Hamasin në Kajro është kthyer në shtëpi, duke lënë disa zyrtarë të rangut më të ulët në Egjipt. “Tri ditët” e bisedimeve duhet të vazhdojnë sot me diskutime mes përfaqësuesve të Hamasit dhe krerëve të shërbimeve të Katarit dhe Egjiptit.

Dita e parë e takimeve u vlerësua “pozitive” nga mediat egjiptiane. Në negociata marrin pjesë vetë Egjipti, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Katari, të cilit i janë besuar kërkesat e Hamasit.

Lajmi ne perditesim...


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Lufta/ Izraeli nis sulmin ajror mbi Liban

1707916826_liban.JPG

Ushtria izraelite deklaron se avionët luftarakë kryen "sulme të gjera në Liban", duke rritur frikën për një përshkallëzim të konfliktit. Ushtria nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin mbi këto bastisje, të cilat vijnë pasi një raketë e lëshuar nga Libani vrau një grua dhe plagosi tetë persona të tjerë mëngjesin e sotëm në Safed, shkruan La Repubblica

Ora 11:48
VIDEO/ Imazhet e para të liderit të Hamasit, pas 7 tetorit

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar një video të liderit të Hamas, Yahya Sinwar (filmuar nga pas) me gruan e tij, disa fëmijë dhe një burrë që i tregonte rrugën përmes një tuneli nën qytetin e Khan Yunis, në Rripin e Gazës. 
Këta janë imazhet e para të Sinwar pas sulmit te 7 tetorit dhe sipas IDF, ata janë regjistruar në fillim të luftës nga një kamera e Hamas, kamera me qark të ngushtë.

Ora 11:44
Lufta në Gaza/ Edhe tre ditë të tjera bisedime në Kairo, Biden përfaqësohet nga shefi i CIA-s

Takimi  ne pallatin e Kajros

New York Times raporton që negociatat në Kairo për lirimin e pengjeve janë shtyer edhe me tre ditë të tjera, sipas një burimi egjiptian. Sipas gazetës amerikane, bisedimet do të përfshijnë zyrtarë të niveleve më të ulëta, të cilët do të vijojnë të diskutojnë një plan të ri për një marrëveshje të mundshme për pengjet dhe armëpushimin.

Delegacioni i Izraelit, i udhëhequr nga drejtori i Mossad, David Barnea, mori të Martën aprovimin për t’u nisur për Kairo për të marrë pjesë në samitin që ka si qëllim të rivitalizojë negociatat mbi marrëveshjen e ngelur pezull. Bisedimet për palën amerikane po drejtohen nga shefi i CIA-s, William Burns, i caktuar nga presidenti Joe Biden.
Pjesëmarrës të tjerë janë edhe kryeministri i Katar-it (të cilit i janë ngarkuar për bisedime edhe kërkesat e Hamas-it) si dhe krerët e shërbimeve sekrete të Egjiptit dhe Izraelit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës