Luftanijet ruse në kufirin anglez
Peach: Të jetë prioritet mbrojtja

Luftanijet ruse në kufirin anglez<br />Peach: Të jetë prioritet mbrojtja<br>
Një fregatë britanike shoqëroi një anije luftarake ruse përgjatë Detit të Veriut pranë ujërave britanike ditën e krishtlindjeve.

Marina mbretërore britanike iu vu pas luftanijes ruse teksa kjo e fundit iu afrua detit të Veriut, shumë afër Britanisë. Flota britanike bëri të ditur se monitoroi aktivitetin e luftanijes Admiral Gorshkov, ndërkohë që ajo kalonte pranë ujërave territoriale ishullore.

Rusia nuk ka komentuar situatën, por sipas marinës mbretërore ka pasur së fundmi një rritje të anijeve ruse që lëvizin në ujërat britanike.

Javë më parë, Marshalli Sir Stuart Peach, shefi i stafit të mbrojtjes, tha se Rusia përbën një kërcënim të ri dhe serioz ndaj kabllove nënujore të komunikimit që lidhin botën. Marshalli shtoi se Britania dhe NATO duhet të shndërrojnë në prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit.

Marina britanike nuk ju referua fjalës të marshallit në komunikatën e saj për incidentin e fundit, por tha se nuk do të hezitojë që të mbrojë ujërat territoriale nga çdo formë agresioni.

Gjatë muajve të fundit inkursionet ruse në detin e veriut pranë Britanisë nuk kanë munguar dhe raportet e ftohta mes dy vendeve bëjnë që këto episode të jenë plot tension. Lidhjet mes dy vendeve kanë mbetur të tensionuara që pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit

Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit