Luftanijet ruse u afrohen luftanijeve
amerikane që lëshuan 59 raketat

Luftanijet ruse u afrohen luftanijeve<br />amerikane që lëshuan 59 raketat
Erë lufte, duket se frontet nuk janë aspak të qeta sidomos pas sulmit të SHBA mbi Siri.

Dhe Vladimir Putin duket se nuk toleron duke sjell rrezikun e një përplasjeje që mund të ketë pasoja për të gjithë botën.

Vetëm pak orë pasi SHBA lëshoi 59 raketa mbi një bazë ajrore në Siri, një luftanije ruse ka hyrë në pjesën lindore të Detit Mesdhe, pikërisht aty ku janë nisur edhe raketat amerikane, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.

“Luftanija ruse, Admirali Grigorovich RFS-494 kaloi në ngushticën e Bosforit vetëm pak orë më parë” u shpreh një zyrtar amerikan.Luftanija ruse tashmë është në pjesën lindore të Detit Mesdhe duke iu drejtuar anijeve luftarake amerikane.

Admirali Grigorovich RFS-494 është i armatosur me raketa të avancuara të njohura si Kalibr.

Po ashtu gjatë kësaj të premteje, një nga destroyers amerikane e cila lëshoi raketat në Siri  nisi  të drejtohej drejt një vendi të fshehtë me synimin për tu riarmatosur.

Anija do të duhej të ndalonte në portin Tartus të Sirisë, gjatë një udhëtimi rutinë,shprehet agjensia ruse TASS e cila citon një burim zyrtar duke konfirmuar se anija e armatosur me raketat Kalibr do të vizitojë bazën logjistike në Tartus të Sirisë.

SHBA goditi një bazë ajrore në Siri si një shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me armë kimike në provincën Idlib ku u vranë dhjetra persona përfshirë gra dhe fëmijë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane