Lufta në Ukrainë/ Blinken telefonon Lavrov, i kërkon shkëmbim të të burgosurve: Nuk mund të them se do e pranojë propozimin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar se i ka bërë kërkuar Kremlinit të pranojë propozimin që Uashingtoni ka paraqitur për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi. Në bisedën e tyre të parë të tillë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të dy palët u përpoqën të qëndronin në pozicionet e tyre ekzistuese, sipas deklaratës së Blinken dhe ministrisë së Jashtme ruse. Lavrov i sugjeroi Blinken që të dy palët të përdorin diplomaci të qetë për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve.

Ndërkohë ushtria ukrianse ka rritur kundërsulmet e saj kundër forcave ruse në jug, ndërsa Moska bombardoi në periferi të Kievit për herë të parë pas disa javësh. Pesë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur raketat goditën qytetin qendror të Kropyvnytskyi sipas raportimit të zyrtarëve, ndërsa tre persona vdiqën në Bakhmut, në lindje. Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake. Rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës u goditën gjithashtu. Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA. Kjo e bën të pamundur për Rusinë dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi Urën Antonivsky. Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas i kapur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tani është "praktikisht i shkëputur nga territoret e tjera të okupuara".

Megjithatë, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se Moska tani po ridislokon forcat e saj nga Ukraina lindore për të mbrojtur rajonin Kherson. Kontrolli mbi Kherson është i rëndësishëm për Rusinë, pasi ofron një korridor tokësor për në Krime, gadishullin jugor të Ukrainës, i aneksuar nga Kremlini në 2014. Në Kropyvnytskyi, kryeqytetin e rajonit Kirovohrad, një shkollë u godit nga dy raketa ruse. Në Bakhmut, i cili shtrihet në rajonin lindor të Donetskut, të paktën tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse, tha kreu rajonal Pavlo Kyrylenko. Dymbëdhjetë ndërtesa banimi janë dëmtuar. Po ashtu, 15 persona u lënduan kur gjashtë raketa ruse Kalibr goditën një bazë ushtarake në Liutizh, rreth 10 km (gjashtë milje) në veri të kryeqytetit Kiev, njoftoi zyrtari i lartë ushtarak ukrainas Oleksiy Hromov.

Ai nuk specifikoi nëse ka të vdekur. Diku tjetër, një person u vra dhe dy u plagosën në bombardimet ruse të rajonit Dnipropetrovsk qendror-lindor të Ukrainës. Pesë muaj që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës, aleatët perëndimorë vazhdojnë të dënojnë agresionin e Moskës. Të enjten, SHBA, Kanadaja dhe 36 vende evropiane thanë se po krijonin një mision ekspertësh për të rishikuar situatën e të drejtave të njeriut brenda Rusisë, e cila sipas tyre ishte përkeqësuar që nga fillimi i pushtimit.

Duke vepruar përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kombet akuzojnë Moskën për shtimin e shtypjes së zërave kundërshtues brenda vendit, raporton BBC. Në një deklaratë, grupi shprehu gjithashtu shqetësim për raportet e torturave në qendrat e paraburgimit, ndërsa në shtator ekspertët e saj do të publikojnë një raport dhe do të ofrojnë rekomandime se si autoritetet ruse mund ta trajtojnë situatën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
SHBA sanksione ndaj individëve dhe subjekteve ruse, akuzohen për mbështetje të ndikimit të Kremlinit

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksione ndaj dy individëve rusë dhe katër subjekteve që i akuzon për mbështetje të ndikimit keqdashës global të Kremlinit dhe operacioneve për ndërhyrje në zgjedhje, duke përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë. “Individët dhe subjektet e përcaktuara sot luajtën role të ndryshme në përpjekjet e Rusisë për të manipuluar dhe destabilizuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre, përfshirë Ukrainën”, tha në një deklaratë Departamenti i Thesarit.

Departamenti emëroi individët si rusët Aleksandr Viktorovich Ionov dhe Natalya Valeryevna Burlinova dhe entitetet si Lëvizja Anti-Globalizuese e Rusisë (AGMR), Ionov Transkontinental, STOP-Imperializmi dhe Qendra për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Diplomacisë Krijuese të Nismës Publike (PICREADI).

Departamenti i Thesarit akuzoi Aleksandr Viktorovich Ionovin si një "bashkëpunëtor" të FSB-së, duke thënë se ai ishte koordinuar me agjencinë ruse të inteligjencës që të paktën në verën e vitit 2020 për të identifikuar "pikat socialo-politike të konflikteve brenda Shteteve të Bashkuara". “Ai ofroi mbështetje, zakonisht në formën e donacioneve monetare, për organizatat që ai dhe shërbimet e inteligjencës ruse besonin se do të krijonin shqetësime social-politike në Shtetet e Bashkuara”, tha Departamenti i Thesarit.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte komente mbi sanksionet e SHBA-ve, të cilat bllokojnë pronën dhe interesat e individëve dhe organizatave që janë nën juridiksionin amerikan./VOA

Ora 20:41
Blinkeni flet në telefon me Lavrovin për këmbimin e të burgosurve: E bëra kërkesën por nuk mund t'ju them nëse kjo do të ndodhë

1659120202_12.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe i kërkoi Moskës të pranonte ofertën e SHBA-së për lirimin e dy të burgosurve. Blinken ka thënë të mërkurën se Uashingtoni i ka ofruar Rusisë një marrëveshje që parasheh kthimin në shtëpi të basketbollistes amerikane, Brittney Griner, dhe amerikanit tjetër të burgosur, Paul Whelan. Kjo ishte biseda e parë e Blinkenit me Lavrovit që para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Blinkeni nuk dha detaje të përgjigjes së Lavrovit, por e përshkroi bisedën telefonike si "të hapur dhe të drejtpërdrejtë" të përqendruar kryesisht në propozimin për lirimin e amerikanëve. “I kërkova ministrit të Jashtëm Lavrov që të ecë përpara me atë propozim. Nuk mund t'ju jap një vlerësim nëse kjo do të ndodhë”. Një zyrtar që ka njohuri për këto zhvillime, ka thënë se Qeveria amerikane i ka propozuar Rusisë këmbimin e Whelanit dhe Grinerit, me rusin e dënuar për tregti armësh, Viktor Bout. 

Lavrov ka thënë më herët se është i hapur për të diskutuar këmbimin e të burgosruve, ndonëse Ministria e Jashtme nuk ka qenë e përfshirë në diskutimet e kaluara për këtë çështje. “Do ta dëgjoj se çfarë ka për të thënë”, ka thënë Lavrov. I pyetur për ofertën amerikane, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se këmbimi i të burgosurve zakonisht negociohet në prapaskenë. “Ne e dimë se këto çështje diskutohen pa i bërë publike”, u ka thënë Peskov gazetarëve.

“Zakonisht, publiku kupton diçka kur marrëveshjet të jenë arritur”. Komentet e Blinkenit shënojnë herën e parë që Qeveria amerikane ka folur publikisht se si synon të veprojë për të siguruar lirinë e Grinerit. Arrestimi i saj ka ndodhur në kohën e tensioneve në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt. Ndalesa prej pesë muajsh për basketbollisten është pritur me shumë kritika nga mbështetësit e saj në Shtetet e Bashkuara.

Në gjyqin për akuza rreth posedimit të drogës, që është mbajtur jashtë Moskës këtë muaj, ajo ka thënë se ka pasur rekomandim të mjekut për përdorim të kanabisit, për të trajtuar dhimbjet që i përjeton për shkak të karrierës që ka. Whelan është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim. Ai mohon se ka qenë i përfshirë ndonjëherë në diçka të tillë./REL

Ora 16:26
Bjellorusia tërheq ambasadorin në Britaninë e Madhe pas sanksioneve ‘armiqësore’

Bjellorusia tërhoqi ambasadorin në Londër pas sanksioneve "armiqësore" të Londrës kundër Minskut për shtypjen e protestave masive të vitit 2020 dhe për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës. “Vendimi u mor për deklasifikimin e nivelit të përfaqësimit diplomatik të vendit tonë në Londër”, njoftoi Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në një deklaratë. Tërheqja e ambasadorit është pasojë e lëvizjeve "armiqësore dhe jomiqësore" të bëra nga Mbretëria e Bashkuar ndaj Minskut edhe nëse "nuk do të thotë se ne po mbyllim kanalet e komunikimit me Londrën", shpjegoi ministria, duke përsëritur kërkesën e saj për "respekt të ndërsjellë". dhe dialog konstruktiv”.

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 29/07/2022 22:39

    Pse tani cfare po ben nato dhe amerika ? Po ben spektatorin dhe kaq se per me tej nuk jua mban thyba

    Përgjigju
  • Daje Sami: 29/07/2022 13:44

    Rrofte NATO Rrofte Amerika se per Ukrainen ajo do te kishte 5 muaj nen pushtimin rus.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC