ATHINE - Qeverisë së koalicionit duket se po i vjen fundi. PASOK tashmë rrezikon me të vërtetë shpërbëren. Dy klanet e fuqishme brenda partisë, pasuesit e Venizelos dhe të Papandreut, tashmë duket se kanë shpallur luftë të hapur, sidomos pas mosprononcimit të kupolës së PASOK, në lidhje me deklaratat e deputetit të Demokracisë së Re, M. Voridhis në kongresin e 9 të partisë së djathtë konservatore se “Greqia nuk u shkatërrua nga kriza. Andreas Papandreu shkatërroi Greqinë!”.
Ky sulm i deputetit konservator, i cili në të kaluarën ka qenë ndër politikanët më aktivë të ekstremit të djathtë në Greqi, duket se po përshpejton zhvillimet brenda PASOK, zhvillime, të cilat mund të çojnë edhe në shpërbërjen totale të partisë, shpërbërje, të cilët e kemi parashikuar prej shumë kohësh, por edhe në kalimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, pasi një ndarje e PASOK, automatikisht çon qeverinë e koalicionit në pakicë në parlament...
Sulmi i deputetit të Demokracisë së Re, kundër liderit historik të PASOK, ka zgjuar reflekset e fjeturave të socialistëve grekë, të cilët, me përjashtim të Venizelos dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, kanë reaguar shumë ashpër, duke i kujtuar Demokracisë së Re dhe deputetëve të saj, se demokratizimin e Greqisë, mirëqenien dhe vlerat europiane në Greqi nuk i sollën nostalgjikët e Juntës Ushtarake dhe të monarkisë, ekstremistët e djathtë dhe të gjithë konservatorët e Demokracisë së Re, por PASOK dhe lideri i saj historik, Andreas Papandreu.
“Natyrisht, Papandreu shkatërroi Greqinë e ëndrrave të Kolonelëve dhe puçistëve ushtarakë. Voridhi dhe shumë anëtarë të Demokracisë së Re përfaqësojnë të gjithë ata që luftuan Demokracinë, për të cilën luftuan që të mos fitojë, gjë që bëri A. Papandreu”, iu përgjigjën Voridhit dhe vetë kryetarit konservaror Samaras, anëtarë të PASOK.
Ndërkohë nga shigjetat e anëtarëve të klanit Papandreu në PASOK, nuk ka shpëtuar as edhe vetë lideri aktual i partisë, E. Venizelos dhe përzgjedhja e tij për të vijuar koalicionin me Demokracinë e Re. Sipas pasuesve të Papandreut, çështja qëndron se cila “Politikë qeverisëse, krijon dhe lind fyesit e arritjeve politike e sociale të A. Papandreut”.
Me dhjetëra anëtarëtë PASOK i kanë telefonuar E. Venizelos, i cili konsiderohej nga shumë si nxënësi dhe i përkëdheluri i themeluesit të PASOK, A. Papandreu, duke i kërkuar shpjegime për qëndrimin, ose mosqëndrimin e kupolës aktuale të PASOK, në lidhje me këto deklarata, të cilat prekin e fyejnë drejtpërdrejt hipotekën ideologjike e politikën e PASOK dhe të A. Papandreut.
Burime të mirinformuara bëjnë fjalë se deklaratat e Voridhit, i cili për pak nuk u emërua ministër në qevernë e re të paradisaditëve, kanë çelur një luftë të re ndërmjet Venizelos dhe J. Papandreut. Gjithashtu shumë votues të PASOK kërkojnë drejtpërdrejt largimin e partisë socialiste nga qeveria e koalicionit me Demokracinë e Re.
Vlerësohet se Jorgo Papandreu do të kritikojë publikisht Venizelon se nuk “mbron trashëgimninë politike e ideologjike të . papandreut, sikundëre kishte për detyrim, përballë sulmeve të pamoralshme të së Djathtës”.
Gjithashtu, e gjithë situata duket se është në favor të socialistëve, të cilët janë kundër aleancës dhe koalicionit qeveritar me Demokracinë e Re. Gjithashtu bëhet e qartë në të gjitha tonet e mundshme se Venizelos nuk po mbron identitetin socialist të PASOK dhe po e kthen partinë në një shtojcë të konservatorëve grekë, duke lënë të qartë se deputetët e PASOK, të cilët janë të krahut të Papandreut ka mundësi të mos votojnë projektligjet në parlament dhe të shkaktojnë një krizë qeveritare për të shkuar në zgjedhje të reja.
Gjithashtu nuk është e rastit që shumë nga elektorati i PASOK kërkojnë largimin nga qeveria, në të kundërt, në zgjedhjet e ardhshme, partia aktuale e Venizelos, rrezikon të mos hyjë as në parlament...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com