Luftë korrupsionit, Italia ndihmë Shqipërisë! Kreu i ANAC në Tiranë, Busia: Tre rrugët si të garantohet efecienca dhe transparenca! Takon sot edhe kreun e SPAK, Kraja

Autoriteti Kombëtar i Antikorrupsionit në Itali (ANAC) po i jep një asistencë të pandalshme vendit tonë për luftuar korrupsionin. Presidenti i këtij institucioni  Giuseppe Busia, ndodhet në Tiranë, ku mori pjesë në një konferencë të zhvilluar në ‘Hotel Rogner’ ndërkohë që pritet të takojë edhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Në konferencë, Busia foli për 3 mënyrat për zbutjen e fenomenit, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit veçon Shëndetësinë, Infrastrukturën dhe Arsimin si sektorët më të prirur për korrupsion.

Lufta kundër korrupsionit  në vendin tonë vijon të ketë përkrahjen e fortë të Autoritetit Kombëtar Antikorrupsion të Italisë. Presidenti i ANAC, Giuseppe Busia duke sjellë eksperiencën e institucionit që drejton dha disa sugjerime për parandalimin e këtij fenomeni .

“Të gjithë duhët të ndihemi pjesëmarrës të një lufte parandalimi të të gjithë këtyre sjelljeve që dëmtojnë qytetarët.  Legjislacioni italian ëshrë fryt i elementeve që luftojnë korrupsionin dhe hapjes së konkurrencës. Objektivi ynë është administrimi i mirë i pasurisë publike në avantazh të qytetarëve. Kontratat publike përkthehen në aksione konkrete dhe janë objekt i mundshëm kriminal dhe korruptim dhe duhët të garantojmë eficiencë dhe transparencë. Kjo mund të bëhet përmes 3 rrugëve. Një investim i fortë mbi Digjitalizimin, bashkëpunimi mes institucioneve dhe përfshira e shoqërisë civile”, ka nënvizuar Presidenti i ANAC, Busia.

Kryetari i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit, theksoi se vizita e tij në Tiranë dëshmon për bashkëpunimin e rëndësishëm e shumëplanësh që Italia ka zhvilluar ndër shekuj me Shqipërinë.

"Parandalimi i korrupsionit është një çështje tejet e rëndësishme veçanërisht në momente emergjencash sikurse është periudha që tashmë po përjetojmë, fillimisht pandemia e tanimë kriza në Ukrainë. Prej viteve ’90 Italia ka ndërmarrë një rrugëtim të rëndësishëm, duke marrë shkas jo vetëm nga ngjarjet që kanë tronditur Vendin tonë por edhe qasjes ndaj normativës së BE-së në fushën e prokurimeve publike, të konkurrencës, të hapjes së tregut”. Në vijim Busia nënvizoi gjithashtu se “fjalëkyçi i digjitalizimit, i thjeshtëzimit dhe i bashkëpunimit janë mjetet kryesore me të cilat mund t’i bëjmë ballë dukurisë së korrupsionit duke qenë se është një dukuri tejet komplekse, që kërkon përgjigje të shumëfishta e të hartuara qartë”, tha ndër të tjera Busia. 

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, tha se pandemia ka nxjerrë në pah edhe më tepër abuzimet që bëhen përmes institucioneve me paratë publike.

 “Kemi evidentuar se ekzistojnë rrisqe të mundshme që cenojnë financat publike.Pandemia na vuri në dukje problemet me menaxhimin e fondeve. Shëndetësia arsimi dhe infrastruktura janë të mbingarkuar me procese burokratike të cilat evidentohen me risk të lartë korrupsioni”, tha Arben Shehu Kreu i KLSH.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja garantoi se lufta antikorrupsion është prioritet i qeverisë Rama, ndërsa ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci pasi listoi efektet negative të këtij fenomeni,  u zotua se vendi fqinj do të vijoi të mbështesë Shqipërinë

“Priremi ta nënvlerësojmë por në realitet korrupsioni gërryen themelet e të gjithë shoqërisë. Ai është një taksë e errët që pengon rritjen ekonomike që pengon konkurrencën dhe eliminon shtetin e së drejtës. Jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të ndihmuar Shqipërinë pët të mposhtur korrupsioni”, u shpreh ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Buçi.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 29/03/2022 09:50

    Duan italianet te ndihmojne shqiperine ne lufen kunder krimit e korrupsionit dhe mire bejne,por Kraja nk eshte se eshte i paafte dhe nuk di se c'duhet bere me kokat e krimit e me politikanet e korruptuar me dosje te pluhurosura ne sirtaret e tij.Eshte tjeter problem se perse ai nuk vepron.Kete e di Ai!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion