Luftë kundër ekstremizmit, 76 xhami në Francë rrezikojnë të mbyllen (VIDEO)

76 xhami në Francë do ti nënshtrohen një inspektimi të paprecedent dhe mund të rrezikojnë të mbyllen në atë që konsiderohet si një nga operacionet më masive dhe më të jashtëzakonshme në vende për të luftuar separatizmin, deklaroi ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin.  

16 prej tyre ndodhen në Paris dhe 60 në të gjithë pjesën tjetër të vendit, për 18 nga ato ministri premtoi ndërhyrje të menjëhershme.

Në një postim në Twitter, Darmain shkruan se si rezultat i këtij aksion disa xhami edhe mund të mbyllen.

“76 xhami dyshohen për separatizëm. Në ditët në vijim, do të kryhen kontrolle në këto vende të kultit . Nëse vërtetohen këto dyshime, unë do të kërkoj mbylljen e tyre,” tha Darmanain.

Ministri francez theksoi se në saj të masave marra kundër radikalizmit,  231 emigrantë të paligjshëm janë dëbuar  ose janë arrestuar me akuzën e radikalizmit.

Njoftimi vjen disa ditë para se Këshilli i Ministrave të shqyrtojë projektligjin "përforcimi i parimeve republikane" i cili synon të luftojë kundër "separatizmit" dhe islamizmit radikal.

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron u është përgjigjur disa sulmeve vdekjeprurëse islamike në javët e fundit me një premtim për të goditur atë që disa zyrtarë publikë e kanë cilësuar se armiku është brenda.

Pak javë më parë Franca u godit nga një sul i cilësuar terrorist ku një ekstremist i preu kokën një mësues Samuel Paty i cili u kishte shfaqur nxënësve të tij disa karikatura të profetit Muhamed dhe disa ditë më pas ndodhi edhe një sulm tjetër në Nicë, në Katedralen e Notre Dame, ku ngelen të vdekur tre persona dhe u plagosën disa.

76 mosquées sont aujourd’hui soupçonnées de séparatisme.
Dans les prochains jours, des contrôles vont être menés sur ces lieux de culte.
Si jamais ces doutes sont confirmés, je demanderai leur fermeture. pic.twitter.com/Mq8DGnB2Pr

— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) December 3, 2020


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ateist: 03/12/2020 10:31

    Mbyllini, mbase do i çlironi shume njerez ende te paprekur nga toksikimi ekstremist fetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët