Ashtu siç kishte paralajmëruar, biznesmeni Gjergj Luca ishte sot në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion dhe në një deklaratë tha se bëri një padi për shpifjet në media që janë bërë ndaj tij.
Luca thotë se do të ‘luftojë’ shpifjet në media dhe për gazetarët u shpreh se do të përballet me gjobëvënësit mediatikë për të ruajtur dinjitetin.
“Erdha këtu për të ruajtur fytyrën time. Nuk do ta kthej në personale. Dua të hap një betejë për të gjithë mediat e tallavasë. Ja drejtoj të gjithë dallavereve që mundohen për me bo pis çdo gjë në këtë vend. Kur lexova artikull që isha një organizatë, organizues i një grupi të madh kriminal, trafikant i regjur që bëja gjithë kokainën dhe Ballkanin, kur kam marrë pjesë në urdhërimin e vrasjeve, kur lexova që kam pastruar lekët e krimit, mu duk vetja kaq burrë i fortë edhe kaq burrë me vlera, erdha para kësaj gjykatës këtu mbrapa që po i kthen besimit shqiptarëve, para kësaj gjykatës që mendoj se ne njerëzve që punojmë të na kthejnë pushtetin. Kërkova që të gjykohen nga shteti im a jam unë ky që shkruhet në këtë artikull, apo ky njeri duhet të të gjykohet për shpifje, poshtërisë, intriga gjobëvënie”, tha Luca.
Në fund, Luca ka një thirrje për të gjithë gazetarët ku thotë se duhet të çohen dhe të bëjnë një ligj për mediat online, ndërsa një mesazh e pati edhe për ambasadat e huaja në vendin tonë.
“Ju duhet të çoheni peshe për të kthyer ligjin e medias, për të vënë dinjitetin e vetes tuaj, për mos me ju ngatërruar me këto horra që bëjnë pis çdo gjë. Kam thirrje për të gjitha ambasadat e Europës, që thonë bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë, kush është ligji për mediat? Shkoni në Itali flisni për njerëzit që punojnë, ju marrin zvarrë ju fusin brenda dhe ju thonë vërtetoni fjalët tuaja, nëse s’keni shans për t’i vërtetuar, iu marrin dhe ju lënë në burg dhe ju heqin të drejtat”, tha Luca.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
O cubelndreca kush te çoj ne SPAK or teejjjj se ai organ merret me ministrat,kryeministrat dhe presidentetet kriminela e te korruptuar dhe jo me dobiçerite e tyre. Me dobiçerite e tyre merret gjykata e shkalles pare dhe jo SPAK-u or teejjj meca i nrecës. A je ka mkupton or tëëëjjjjj?
PërgjigjuKe shume te drejte dheqoje deri ne fund e mos thuaj..." kjo ishte loja"...
PërgjigjuTë lumtë more djali iNdrekës,portë lutem mos e lërë në mes të rrugës këtë punë.
Përgjigju