Pas Elbasanit edhe në Gjirokastër Këshilli Bashkiak në harmoni të plotë ka miratuar buxhetin për 2018. PS, PD dhe LSI kanë hedhur pas krahëve debatet në qendër duke u bërë bashkë. Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës ka reflektuar duke plotësuar disa nga kërkesat e PD dhe PS për të votuar unanimisht buxhetin.

Bashkia e Gjirokastrës drejtohet nga Zamira Rami, e zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndryshimi i raporteve pas daljes së LSI në opozitë i ka vështirësuar gjërat në Këshill disa herë për vendimmarrje, por fundi i vitit i ka bërë bashkë të gjithë.

dy.b/shqiptarja.com