Tiranë - Një konflikt ndërmjet dy komshinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve duke e kthyer qendrën e Kamzës në skenografin e filmave “Western” të Sergio Leone.
Konflikti për motive të dobta ka shkaktuar një të plagosur, 63 vjecarin Riza Musaj. Si autor i krimit dyshohet Flamur Lika, i cili është vënë menjëherë në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ibrahim Rugova”. Të shtënat kanë vënë në rrezik edhe nxënësit e shkollës, të cilët për fatë të mirë nuk pësuan dëmtime. Nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të dëmtuar edhe dy automjete; një Golf 4 dhe një Mercedes Benz.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një mosmarrëveshje krushqie. Nga familja Lika, një vajzë e ndarë nga bashkëshorti para pak kohësh tentoi të vrasë veten me fostoksinë. Në momentin e të shtënave në makinë gjendeshin tre persona.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com

një person mbetet i plagosu">