NORMANDI - Rreth 2000 veteranë dhe liderë botërorë kanë marrë pjesë në 70 vjetorin e “D-Day” në Normandi të Francës e cila shënon fillimin e operacioneve të përbashkëta të aletatëve të Europës duke bërë kështu që të nisë përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Të pranishëm ishin Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, si dhe kryeministat David Cameron e Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande.
Të mbledhur në Normandi, Mbretëreshën e Britanisë së Madhe dhe Duka i Edinburghut vendosën kurora me lule në varrezat e Bayeux, duke bëërë hapjen e ceremonisë përkujtimore.
Në fjalën e tij Hollande u bëri thirrje të gjithë vendeve anëtare që “injëjti vizion dhe e njëjta kurajo e treguar 70 vjet më parë duhet të tregohet edhe sot kundër të gjitha kërcënimeve ndaj paqes.” Sipas Hollande, kërcënimet më serioze për paqen në botë sot janë terrorizmi, ngrohja globale dhe rritja e papunësisë.
Ndërkohë nga ana e tij Presidenti Obama, i pranishëm në Normandi ku janë të varrosur rreth 10 000 trupa ameriakne tha se kjo zonë është ura e demokracisë.
“Brigjet e Normandisë janë maja e urës së demokracisë në botë” kujton Obama në fjalën e tij.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen edhe takimi mes dy presidentëve, Putin dhe atij të Ukrainës, Poroshenko, ku është diskutuar edhe për zgjidhjen e krizës mes dy vendeve.
Në brigjet e Normandisë janë bahkuar rreth 156,000 trupa ushtarake aletate duke nisur kështu fazën e parë të çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist. Sipas historisë, më shumë se 4,000 trupa britanike, amerikane dhe kanadeze humbën jetën në atë ditën e parë të betejës.

(Në foto: Presidenti Obama gjatë ceremonisë së 70 vjetorit të "D-Day")

(Në foto: Veteranë të Luftës së Dytë Botërore gjatë ceremonisë së 70 vjetorit të "D-Day")
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO