'Luftëtari' shqiptar në kickboks Adriatik Cami, të shtunën ndeshet për dy tituj botërorë

'Luftëtari' shqiptar në kickboks Adriatik Cami, të shtunën ndeshet për dy tituj botërorë

Kick-boksieri Adriatik Cami

Luftëtari shqiptar në kick-boks Adriatik Cami që ka vetëm një humbje në karrierën e tij të shtunën në kompleksin "Olimpik Tirana" do të zhvillojë ndeshjen e fundit në ring si profesionist. Cami i cili është me origjinë nga Dibra do të përballet me marokenin Agoub Zerouali për dy tituj të vlefshëm botëror si ËKF dhe "The King of the Ring". 

Për këtë përballje Cami i ka nisur përgatitjet që prej katër muajsh, ndërsa së fundmi është stërvitur në Durrës nga trajneri i tij grek Angelos Stamatiadhis. Shqiptari është kampioni i Europës në fuqi, ndërsa në karrierën e tij ka qenë kampion ballkani, nënkampion Europe dhe shumë herë fitues i titullit grek.

Në prag të sfidës ku Cami pret të ketë një mbështetje të madhe të bashkëkombasve të tij ai është shprehur: "Përgatitjet për duelin e së shtunës po shkojnë shumë mirë dhe tani ka disa ditë që gjendem në Durrës ku këtu po vazhdoj me ushtrime me trajnerin tim Angelos Stamatiadhis si dhe me trajnerin e kikboksit të Teutes, Leli Gega. Jam i kënaqur nga forma ime momentale dhe shpresoj se do bëj një luftë fenomenale duke mposht edhe kundërshtarin tim që vjen nga Maroko, Agoub Zerouali”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë