Luftëtari-Skënderbeu përplasen
tifozeritë, korçarët hyjnë në fushë

Luftëtari-Skënderbeu përplasen<br />tifozeritë, korçarët hyjnë në fushë
Fitorja e Skënderbeut 0:1 në fushën e Luftëtarit të Gjirokastrës ka sjellë në fundin e takimit përplasje mes dy tifozerive

Tifozët vendas kanë akuzuar drejtuesit e klubit të tyre se ka trukuar ndeshjen, ndërsa nuk kanë kursyer as tifozët korçarë të cilët i kanë sulmuar me sende të forta.

Kjo ka bërë që tifozët miq të zbresin në fushën e blertë ku kanë kërkuar mbrojtje nga polica. 

[gallery]22046[/gallery]
Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit udhëtues, ndërsa shoqëroi tre tifozë vendas. Një prej tyre është identifikuar si Stavri Stoja, banues në Gjirokastër.

Takimi i vlefshëm për javën e 31 të Superiores u mbyll me fitoren e kampionëve në fuqi me gol tw Xhejms, të cilët me 62 pikë qëndrojnë në ndjekje të dy kryesuesve, Partizani dhe Kukësi me 65 pikë secili. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)