Luftime të ashpra në Sudan, Britania dhe Franca evakuojnë diplomatët e tyre

Luftime të ashpra në Sudan, Britania dhe Franca evakuojnë diplomatët e tyre

Pamje nga luftimet e ashpra në Sudan

SHBA ka tërhequr nga Sudani personelin e ambasadës amerikane pas përshkallëzimit të luftimeve të rrezikshme që po kryhen në vend, gjithashtu Franca, Britana  kanë nisur evakuimin e përfaqësuesve dhe shtetasve të tyre.

Presidenti Amerikan Joe Biden njoftoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve të Ambasadës Amërikane në Sudan, ku tha se tërheqja e personelit të diplomatëve nga kryeqyteti Sudanez ka përfunduar.

E teksa bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe përleshjeve të ashpra që po kryhen në Sudan, ai tha se angazhimi Amerikan në mbështetje të popullit Sudanez dhe të ardhmes që ata duan për veten e tyre është i pafund. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ka pezulluar operacionet në ambasadë për shkak të situatës së rëndë të sigurisë.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Francës njoftoi gjithashtu se po kryen një operacion evakuimi të shpejtë të diplomatëve dhe qytetarëve të saj.Përveç Francës dhe Amerikës edhe Mbretëria e Bashkuar po planifikon të tërheqjen e diplomatëve të saj sa më shpejt të jetë e mundur.

Evakuimet e ambasadave të kryera janë relativisht të rralla dhe zakonisht ndodhin vetëm në kushte ekstreme.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, luftimet mes forcave besnike të dy gjeneralëve të lartë kanë vrarë më shumë se 400 njerëz që nga shpërthimi më 15 prill.

Dhuna ka përfshirë një sulm të paprovokuar ndaj një kolone diplomatike amerikane dhe incidente të shumta në të cilat diplomatë të huaj dhe punonjës të ndihmës janë vrarë, plagosur ose sulmuar.Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka plane për një evakuim të koordinuar nga qeveria të qytetarëve amerikanë të bllokuar në Sudan.

Ambasada e SHBA tha të shtunën se për shkak të situatës së pasigurt të sigurisë në Khartoum dhe mbylljes së aeroportit, aktualisht nuk është e sigurt të ndërmerret një evakuim i koordinuar nga qeveria amerikane i qytetarëve privatë të SHBA".

Rreth 16,000 qytetarë amerikanë janë të regjistruar në ambasadë si në Sudan, megjithëse kjo shifër është ndoshta e pasaktë sepse nuk ka asnjë kërkesë që amerikanët të regjistrohen ose të njoftojnë ambasadën kur të largohen.

Konflikti midis forcave të armatosura, të udhëhequra nga gjenerali Abdel Fattah al Burhan, dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo, ka prishur tranzicionin e Sudanit drejt sundimit demokratik pas dekadash diktature dhe lufte civile.

Al Burhan tha të shtunën se do të lehtësonte evakuimin e shtetasve amerikanë, britanikë, kinezë dhe francezë dhe diplomatëve nga Sudani pasi foli me liderët e disa vendeve që kishin kërkuar ndihmë.

 

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve