Luftimet në Siri, SHBA thirrje
Kosovës: Ndal luftëtarët !

Luftimet në Siri, SHBA thirrje<br />Kosovës: Ndal luftëtarët !
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje vendeve europiane të rrisin masat e sigurisë sa i përket nisjes së luftëtarëve për në Siri. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA që njëkohësisht është edhe ministër i Drejtësisë, Erick Holder u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të jenë më të ashpëra në parandalimin e qytetarëve të tyre që shkojnë në luftime në Siri, duke e quajtur konfliktin atje një ‘djep të ekstremizmit të dhunshëm,’ që rrezikon vendet perëndimore kur këta luftëtarë të kthehen në vendet e tyre.
 
 “Nëse presim që qytetarët tanë të udhëtojnë në Siri apo Irak, të radikalizohen atje dhe pastaj të kthehen, atëherë do të jetë shumë vonë që të mbrojmë si duhet interesat tona kombëtare,” tha Holder.  
 
I gjithë ky sentiment mbi luftëtarët e huaj në Siri ka ndikuar në rritjen e masave të sigurisë për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Amerikës, sidomos nga aeroportet e vendeve evropiane dhe ato në Lindjen e Mesme. Sipas mediave ndërkombëtare shqiptarët myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia u janë bashkangjitur kryengritësve për të ndihmuar ‘vëllezërit sunitë.’

 Deri në maj të këtij viti mbi 100 shqiptarë të Kosovës po luftonin në Siri bashkë me grupet islamike, ku rreth 40 prej tyre ishin nga komuna e Skënderajt.   Ata janë bashkuar me  organizatat ISIS dhe Xhabat Al-Nusra. 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw