'Luftoi dhe fitoi betejën e vet! Mirësia dhe vlerat e tij i bashkuan njerëzit!' Mesazhi i ndjerë i Edlira Çepanin për Gerti Bogdanin

'Luftoi dhe fitoi betejën e vet! Mirësia dhe vlerat e tij i bashkuan njerëzit!' Mesazhi i ndjerë i Edlira Çepanin për Gerti Bogdanin

Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani

Aktivistja Edlira Çepani, pëmes një shkrimi të ndjerë, kujton bashkëshortin e saj, ish-deputetin Gert Bogani, që u nda nga jeta tragjikisht pak javë më parë.

Postimi i plote

Prej kaq shume ditesh, kam ne zemer nje fjale qe dua t’ua them te gjitheve – FALEMINDERIT per mbeshtetjen e pakufijte ne keto kohe te veshtira per familjen tone!

Faleminderit per mijera perqafimet me te cilat na shprehet mbeshtetjen dhe respektin per Gertin, gjate homazheve te pafundme ne Parlamentin Shqiptar. Faleminderit te gjithe miqve, kolegeve, qytetareve e mbeshtetesve qe erdhet ne kohe rekord nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shume vende te botes, per te na mbeshtetur ne diten tone me te veshtire. Faleminderit qe pritet me ore te tera ne rradhet e gjata te homazheve per ta respektuar Gertin tone e per t’i dhene lamtumiren e fundit.

Faleminderit nga zemra te gjithe kolegeve nga institucionet ne Shqiperi, Kosove, Belgjike e Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nderimet me 1 minute heshtje ne mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe per telegramet zyrtare per nderimin e tij.

Faleminderit te gjithe miqve te mediave per emisionet, fjalet e transmetimet maratone.

Faleminderit te gjitheve per dhjetera mijera mesazhet (te cilave premtoj se do u kthej pergjigje te gjithave, pak nga pak) permes se cilave ndate pak nga dhimbja jone dhe na perçuat histori te vogla te jetes se Gertit ne menyren si e kishit njohur. Sa me shume njerez takojme keto dite, aq me shume kuptojme se sa shume njerez ka impaktuar ne jeten e tij tejet te shkurter, por te mbushur me dashuri per njerezit e me modesti per gjithçka bente (dhe s’e promovonte kurre mjaftueshem).

Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!

Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne edhe atehere kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerezit!!

Ti fitove, ashtu siç beje gjithmone ne jete, e kesaj rradhe na e kujtove te gjitheve se, edhe ne kete bote qe po behet çdo dite e me e veshtire, ia vlen te jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikeri, me besim, me miresi dhe me dashuri per njerezit! Faleminderit qe ishe nje drite ne rrugen e kaq shume njerezve e qe do jesh gjithmone nje drite ne rrugen tone, jeta ime!

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çun Gjegjaj: 13/10/2024 20:11

    Gerti Bogdani do jete gjithmone ne zemrat tona si njeri me vlera te medha njerzore dhe demokrate te paster. Gerti na la nje pasuri te madhe qytetare familjare dhe kulturore. Sa me shume ta kujtojme kte njeri aq ma mire do ti bajme gjerat tona . Jeta nuk eshe gjerava .matriale por e vlerave. I perjetshem kujti i tij

    Përgjigju
  • engjell ceka: 12/10/2024 20:19

    e kam njohur shume vite me pare,ashtu sic ka patur paraqitjen ka pasur dhe zemren.Teper inteligjent, i afte dhe largpames.Nji demokrat i paster Njeri i rralle dhe ipa komprometuar.Humbja e tij asht e rande per familjen dhe per shoket dhe miqt e tij Ruaj konsideraten ma te thelle per te dhe prinderit e tijPushofte ne paqe njeriu i mire Gerd Bogdani.

    Përgjigju
  • redi: 12/10/2024 19:56

    Gert Bogdani me te gjitha virtutet e tij mund te ishte kandidat perfekt per kryeminister te Shqiperise. Mos ndoshta e spostuan qe mos ti eklipsonte

    Përgjigju
  • Veli Stafa: 11/10/2024 20:13

    Gerti do te mbetet ne kujtesen time si nje djale.model.Me kulture me.edukate qytetare,e kujtoj si nje rrezatim.dashamiresie,urtesie,diturije.Pamja e tij e jashtme ne perputhje te plote.me.brendine e nje shpirti te paster,te.sinqerte veshtrimi i tij. dukej larg ne horizonte.te.cilat.caqet e jetes se tij te shkurtwr nuk e lejuan ti sendertonte ne realitetin e zymte.te jetes shqiptare.I perjetshem.kujtimi i ketij djali model.

    Përgjigju
    • @Veli: 12/10/2024 17:35

      Pamja e tij e jashtme nè pèrputhje me brendinè e njè shpirti tè pastèr,,,,,,o bo bo bo çfarè lemerije, çfarè zvarranikèsh qè rrèshqasin nè jargèt e tyre. O Veli Stafa,,,mè mirè tè lehin qentè pèr mua pas asaj dite sesa tipa si zotrote,,,"tè mè gjejnè tè brènshmen e shpritit qè iu pèrshtatka sè jashtmes nè formè konfeksioni". Ik ore koqe kanari, me gjithè kètè "aktivisten bashkshorte" qè e kalojè shpejt zinè pèr bashkshortin dhe gjeti mediat sociale pèr tè ndarè falenderimet e saj pèr milionat e njerèzve nèpèr botè. The next please.

    • Vjollca: 11/10/2024 21:35

      Gertiishte djale model qe çdo nene do kerkonte ta kishte Ai ishte model per gjithe popullin e sidomos rinine.Kishe qef qe ta degjoje kur diskutonte apo bisedonte.Zoti di te zgjedhe thote populli.Miresine e Gertit vazhdoje ti ,Edlira Ndritet atje ku ka vajtur parakohe i MIRI YNE ,GERTI

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s