
Kampioni i arteve marciale, Yegor Birkun, i cili ishte pjesë e kombëtares së Ukrainës, u vra ditën e sotme në Mariupol.
Lajmi u njoftua nga Federata Ukrainase e Arteve Marciale në faqen e saj në Facebook, cituar nga UNIAN.
Sportisti ditën e sotme do të merrte pjesë në me kombëtaren e Ukrainës në Kampionatin Botëror të Gma Mma, por për shkak të luftës planet e tij kishin ndryshuar.
"Anëtari i kombëtares së Ufmma të Ukrainës, Yegor Birkun vdiq duke mbrojtur Mariupolin. Trim, i fortë, besnik. Kujtimi i përjetshëm i heroit", shkruhej në njoftim.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë











