Luftëtari kërkon të ringjallet, një grek në krye të stolit

Luftëtari kërkon të ringjallet, një grek në krye të stolit

Trajneri i ri i Luftëtarit, Jorgos Marantas

GJIROKASTËR- Jorgos Marantas është trajneri i ri i ekipit të Luftëtarit i cili në kampionat mban vendin e fundit me 0 pikë. Një ekip i cili vitet e fundit është cilësuar si 'hirushja' e kampionatit këtë vit u shkund nga tërmeti i drejtuesve. 

Në fillim largimi i Presidentit Grigor Tavo dhe më pas e trajnerit Klevis Dalipi shkaktuan krizën tek gjirokastritët. Ekipi ende nuk po mer pikën e parë në kampionat dhe pse për katër ndeshje janë drejtuar nga Klodian Duro, i cili si post zyrtar mban atë të drejtorit sportiv tek bluzinjve. 

Veç largimeve të shumta tek bluzinjtë, trajneri grek Marantas mund të shihet si dritë në fund të tunelit. Ai vjen nga kategoritë inferiore të Greqisë me një karrierë 11- vjeçare si trajner. 

PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala, Panelefsiniakos dhe Aris Avatou janë disa nga ekipet të cilat Jorgos Marantas ka drejtuar në të shkuarën e tij. Prej korrikut ai është pa ekip por tani nis aventurën e tij në Shqipëri me gjirokastritët. Por ai nuk do të jetë i vetëm tek Luftatari. Gjatë kësaj merkato dy lojtarë grekë i janë bashkuar jugorëve, portieri Panagiotis Paiteris dhe Paraskevas Prikas. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën