Lugina e Preshevës: Tani shpresat
te Edi Rama, do na shohë ndryshe

Lugina e Preshevës: Tani shpresat<br />te Edi Rama, do na shohë ndryshe
PRESHEVË - Lugina e Preshevës shpreson se, qeveria e ardhshme shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre. Shoqatat dhe intelektualët të cilën merren aktivisht me zgjidhjeve problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se, konsolidimi sa më i shpejt i institucioneve demokratike në Tiranë ndihmon çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore, raporton agjencia e lajmeve INA.
 
“Rezultatet e numërimit të deritanishme të votave tregojnë se, Edi Rama do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, prandaj duke qenë njeriu i parë i Shqipërisë dhe duke pasur parasysh angazhimin dhe interesimin të vazhdueshëm të tij e të Partisë Socialiste në ngritjen e problemit e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptareve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të angazhohet më me ngulm dhe do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e Kosovës Lindore, për lirinë e tyre, do të kërkojë edhe nga ndërkombëtarët, që edhe në këtë pjesë të zbatohen konventat ndërkombëtare për realizimin e vullnetit të popullit shqiptar, për të qenë i lirë dhe i barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit dhe të botës,” thuhet në deklaratën e shoqatës “Vatra”.
 
Ne shoqata “Vatra” dhe gjithë shqiptarët e ndjekur nga Presheva, Bujanoci e Medvegja urojmë që ky proces zgjedhor të përmbyllet me sukses dhe pa incidente të reja, urojmë që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet qeverisëse shqiptare në Tiranë, sepse jo vetëm që i tregoni botës dhe pushteteve të shteteve fqinje se populli shqiptar di dhe ka vullnet të ecë përpara, është popull demokratik e perëndimor, por duke qenë i tillë na ndihmon edhe ne shqiptarëve, kudo që jemi jashtë Shqipërisë londineze, e posaçërisht shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë