Luhatja e tensionit të energjisë në Sarandë, banorët: Na janë djegur frigoriferë, ashensorë, po mbyllim biznesin

SARANDË-Banorët e lagjes Bërdenesh të Sarandës janë të shqetësuar për luhatjet e tensionit të energjisë elektrike. Prej kohësh kjo problematikë nuk ka gjetur zgjidhje sipas tyre, ndërsa pronarë biznesesh ankohen për dëme të mëdha që u janë shkaktuar tek pajisjet elektrike për shkak edhe të mbingarkesës.

"Gjithë kohës, Berdeneshi këtu ka pasur probleme me korentin. Kam këtë biznesin dhe sot mu shkaktua një dëm në frigoriferë. I lutemi shtetit ta shikojë këtë çështje, të na rregullojë pak tensionet, sepse çdo ditë i njëjti problem. Edhe këtu hotelet përballë u dogjën sot shumë frigoriferë dhe ashensorët. Ne kemi shumë vite me këtë problem. Po sot mu shkaktua dëmi i frigoriferit dhe unë nuk kam mundësi financiare që ta paguaj", tha një pronar.

Situata e krijuar ka bërë që edhe pushuesit që vijnë në zonë, largohet sapo përballen me mungesën e energjisë. Bizneset në këtë zonë kanë mbyllur dyert për këtë shkak .

"Unë kam këtë objektin nga mbrapa. Këtu jetojmë edhe familjarisht kemi edhe disa dhoma me qira. Këtu vijnë pushuesit dhe ikin sepse ne nuk kemi korent. Korenti fiket disa herë ditën. Kemi njoftuar drejtorin e KESH dhe e njëjta situatë. Këtu nuk shohim asnjë lloj ndryshimi. Edhe pajisjet na janë djegur, dy frigoriferë, pajisjet e internetit dhe pajisjet e laptopit. Ne tani jemi detyruar t'i mbyllim të gjitha", tha një tjetër.

Mbingarkesa shkaktohet gjatë sezonit turistik edhe prej konsumit më të madh të energjisë, ku kabina e zonës nuk ka kapacitetet ta përballojë. Megjithëse ku problem është prezent prej shumë kohesh, situata nuk ka ndryshuar thonë banorët.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Test: 25/07/2019 18:44

    Banoret nevojitet ti drejtohen avokatit te popullit qe te rishikoj termat e kontrates me KESH-in, i cili sikunder merr leket nje me nje, te paguaj demet nje me nje kur sjell ne rrjet tension jashte vlerave te parashikuara ne kontrate, e per pasoje pajisjet digjen

    Përgjigju
  • prec zogaj: 25/07/2019 18:19

    E pashe kroniken e ketij lajmi,,,,por eshte shume e trishtueshme sesi nje vend kaq te bukur ta shkatarrosh dhe ta shemtosh ne kete menyre me ndertime kuturu ,,,dhe teper te shemtuara,,a ka arkitekte dhe urbaniste saranda apo kane vdekur,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'