Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës. Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës në veri e lindje reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara maleve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.