Luhen fatet e kualifikimit në Zagreb, Ilir Daja: Nuk kemi ç'humbasim, japim gjithçka në fushë
Ilir Daja, trajneri i Ballkanit
KROACI - Dinamo Zagreb luan kundër Ballkanit nesër në 21:00 për raundin e fundit në grupin C të Conference League. Kampionët e Kosovës luajnë fatet në Kroaci, teksa një fitore e mundshme kombinuar edhe me humbjen e Astanës, do i jepte djemve të Ilir Dajës kalimin më tej.
Nga Zagrebi, trajneri Ilir Daja ka thënë se nesër do luajnë gjithçka për gjithçka, pasi nuk kanë asgjë për të humbur.
"Kemi një ndeshje të vështirë, sepse kemi përballë një kundërshtar që ka shumë përvojë dhe është tepër i fortë, pavarësisht se ndeshjen e parë e kemi fituar në Prishtinë. Kështu që në Zagreb na pret një ndeshje shumë e fortë. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’.
Sigurisht që kemi bërë një rrugëtim për të dytin vit në këtë garë që është historike për Kosovën dhe kur luajmë në këto nivele gjithmonë kemi përballë ekipe shumë më të mira se ne në çdo aspekt. Edhe kur luan për barazim është shumë vështirë, lëre më për fitore. Por, ne do të përdorim të gjitha forcat tona për të bërë një paraqitje të mirë në Zagreb dhe për të fituar”, paralajmëroi Daja në konferencën për shtyp", tha Ilir Daja.
Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Chelsea fiton në Copenhagen, Fiore mposhtet në Athinë! Rezultate surprizë në Conference League
7 Mars, 09:37
-
Sot 16 ndeshje, në fushë Europa dhe Conference League! Chelsea e Lazio në udhëtim, Roma pret Bilbaon
6 Mars, 12:58
-
'Derbi i kryeqytetit' luhet në Elbasan, Bledi Shkëmbi: Kemi dhjetë finale, e para kundër Dinamos! Daja: Tirana më e favorizuar
1 Mars, 18:29
-
Ilir Daja beson te përmbysja në Kupë, trajneri i Dinamos: Jam optimist, japim shpirtin në fushë
26 Shkurt, 12:33
-
Ilir Daja: Laçi ka pika të dobëta, është koha që Dinamo të rikthehet te fitorja
20 Shkurt, 15:38
-
Conference League/ Betis siguron kualifikimin, humbet Panathinaikos! Surprizon Heidenheim
14 Shkurt, 09:12
-
Gol dhe asist në Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës
10 Shkurt, 20:29
-
Në Durrës i pret Teuta, Ilir Daja: Dinamo, koha për autokritikë
9 Shkurt, 20:41
-
VIDEO/ Gjashtë muaj pritje, Arbër Hoxha shënon dhe asiston për Dinamo Zagrebin
8 Shkurt, 09:02
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20