Kupa e Shqipërisë ka në program të martën e 25 shkurtit dy ndeshjet e kthimit çerekfinale, teksa dy të tjerat zhvillohen nesër.

Në stadiumin "Arena e Demave" në kryeqytet, Partizani vendas pret Laçin. Përballja e parë mes tyre është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe do jetë dueli i sotëm që do vendos se cili ekip kalon më tej.

Edhe në Shkodër llogaritë janë të hapura pasi në takimin e parë Vllaznia dhe AF Elbasani kanë barazuar pa gola. Veç këtyre takimeve, një biletë më tej kërkojnë edhe katër skuadrat e tjera që do zbresin në fushë të mërkurën.

Kujtojmë se për turin gjysmëfinal çiftet do vendosen në bazë të një shorti të lirë nga FSHF.

Kupa e Shqipërisë, sfidat çerekfinale të kthimit:

E martë, 25 shkurt 2025

17:00 Partizani - Laçi (0-0)

17:00 Vllaznia - AF Elbasani (0-0)

E mërkurë, 26 shkurt 2025

13:30 Egnatia - Bylis (3-1)

16:30 Skënderbeu - Dinamo (2-0)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para