Luixhino Hala, solist shqiptar
në trupën e baletit të Selanikut

Luixhino Hala, solist shqiptar <br />në trupën e baletit të Selanikut
TIRANE- Një solist shqiptar interpreton sonte me trupën e Selanikut në premirën e rëndësishme "Arrëthyesi". Balerini shqiptar Luixhino Hala, do të jetë ai që do të udhëheqë trupën e baletit grek për më shumë se dy orë, duke realizuar kështu një tjetër ëndërr dhe ambicie në jetën e tij profesionale. Balerini shqiptar, solist i trupës së Universitetit të Arteve në Tiranë, përgatitet prej disa javësh për këtë premierë. Ai shoqërohet edhe nga koreografi i mirënjohur Shpëtim Dajçi, i cili ka ndjekur provat me detaje gjatë qëndrimit të tij në shtetin Helen. Përgatitjet për këtë premierë kanë nisur prej më se një viti nga trupa e baletit të Selanikut dhe baleti rus do të hapë zyrtarisht sezonin e ri artistik. Luixhino Hala tha para kësaj premiere se emigrantët shqiptarë me të mësuar që në teatër do të "shkelnin" edhe dy shqiptarë, kanë bërë çmos që ata të ishin prezent në premierën e "Arrëthyesit" për të parë bashkëkombasit e tyre. Baleti "Arrëthyesi" është ndër veprat më të njohur dhe është vënë në skenë në më shumë se 60 vende të botës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat