Këngëtari Luiz Ejlli e ka synimin e qartë. Sapo të dalë nga shtëpia, ai tha se do të gjejë punë. Në një bisedë me Kiarën, teksa ishin të shtrirë në krevat u shpreh se do arrijë ta fitojë këtë edicion të Big Brother.
“Ti do rrish me mua sa të dal unë. Duhet me prit të gjej punë unë. Megjithatë do ta fitoj, nuk rri kot unë. Duro sa ta fitoj unë”, tha Ejlli.
Kujtojmë se Luizi ka zbuluar kohë më parë brenda shtëpisë se ka qenë i punësuar në KESH deri në momentin që vendosi të bëhej pjesë e emisionit.