Këngëtari Luiz Ejlli ka mbetur i befasuar nga një tatuazh që një fanse i ka dedikuar.
Fituesi i ‘BBV’, fama e të cilit mori përmasa të ‘frikshme’ gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon veprimin e guximshëm të fanses së tij.
Fansat e artistëve e shprehin dashurinë në forma të ndryshme, madje edhe duke i përjetësuar ata në trupin e tyre si tatuazh.
Fjalia “A di si m’duki ju?” dhe fjala ” Çapaçula” ishin ndër më të përdoruarat nga Ejlli, dhe këto të dyja një fanse i ka bërë tatuazh në krahun e saj.
‘Pa fjalë’ - shkruan Luiz Ejlli në foton e publikuar në rrjetet sociale. Kujtojmë që edhe më parë Luizi tha se ka takuar një tjetër fans që ka bërë tatuazh portretin e tij.