Luiz Ejlli është një nga banorët më të pëlqyer nga publiku dhe shumica e komenteve janë në favor të tij, por edhe është kritikuar në disa raste për shkak të sjelljes së tij apo siç e kanë quajtur banorët, ofendimeve që i ka thënë banorëve brenda shtëpisë dhe personazheve publik jashtë saj. Kësaj here, Luiz Ejlli ka komentuar se si e konsideronte dikur “gruan e tij ideale”.
“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola” tha ai.
Kujtojmë, se konflikte për paragjykimet e tij apo ofendimet ndaj banorëve të BBVA ka ndodhur edhe më parë. Një ndër rastet ishte kur Luizi ofendoi Tean, ish-konkurrenten e Përputhen për peshën e saj, duke thënë se “një mashkull nuk do kishte shije nëse do zgjidhte atë për partnere”.
Edhe me banorët e tjerë ka pasur konflikte të ashpra, siç është rasti me Kejvina Kthjellën dhe kjo e fundit e ka goditur me shuplakë.