Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 2”, ku edhe fitoi çmimin e madh. Edhe pse shumë i angazhuar me koncerte dhe xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luizi gjen kohë të jetë pranë fansave të tij edhe përmes rrjeteve sociale.
Por ditën e sotme, teksa ka postuar një foto të tij, këngëtari u ka ndaluar ndjekësve që të komentojnë.
“Ndalohen komentet”, shkruan Luizi në foton ku shfaqet i ulur në pragun e një dere dhe e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur. Por, ai nuk i ka bllokuar komentet, e aty shkroi edhe Kiara.
”Po tani çfarë dënimi marr?”- shkruan Kiara.
“Je e dënuar të më kesh në krah përjetë”– i thotë Luizi.
Ashtu uroj te jeni bashke per jete por e kam shume te veshtire ta besoj. Jam frankofon dhe ne France ka nje shprehje"C'est trop beau pour être vrai".Shto dhe tonen"cfar ka qene do te jete". Por gjithsesi kam bindjen se do jeni bashke edhe per pak kohe,,,,????
Përgjigju