Luiza Xhuvani rikthehet në skenë
në prova për tragjedinë hamletiane

Luiza Xhuvani rikthehet në skenë<br />në prova për tragjedinë hamletiane
Pas tragjedisë familjare që kaloi para një viti me problemet e të birit, i cili po vuan tashmë dënimin me burg, aktorja e njohur Luiza Xhuvani ka gjetur forcën të kthehet në skenë për të luajtur dilemën hamletiane “Të rrosh apo të mos rrosh”.

Aktorja Luiza Xhuvani (ish deputetja e dorëhequr e PS-së, një vit pas tragjedisë së vrasjeve të birit Konstadin Xhuvani) do të të ngjitet në skenë me rolin e Hamletit, tragjedinë e njohur të Shekspirit, më 10 tetor. Sot rreth orës 11.00 paradite  Luiza Xhuvani është parë të hyjë ne derën e skenës së Teatrit Eksperimental së bashku me regjisorin e shfaqjes “Hamelti”, Enke Fezollari.

Hamleti-femër duket se është një gjetje regjisoriale që i shkon për shtat Teatrit Eskperimental. Ndërsa aktorja Luiza Xhuvani është shquar për talentin e rrallë në rolet monodramatike, ku mund të kujtojmë sukseset e pafundme të “Zonjushë Margaritës”. E përbashkëta e Luiza Xhuvanit me personazhin është “thyerja e zemrës”. Lëndimi, brenga nga krimet absurde që kryejnë njerëzit më të dashur të familjes. Drejtori Kiço Londo tregohet shumë i rezervuar për dramën personale të aktores, por shprehet se “rolet e meshkujve të luajtura nga femrat nuk luhen për herë të parë në Teatrin Eksperimental”. Londo shprehet se i është besuar kjo risi në zhvendosjen e gjinisë së rolit Luiza Xhuvanit dhe i është mirënjohës që ajo u rikthye.

Ndërsa Luiza Xhuvani hynte për në prova, regjisori i shfaqjes nuk na lejoi të ndiqnin ndonjë episod nga puna. Regjisori u shpreh se shpresonte shumë tek talenti i Xhuvanit dhe shkoi për të vijuar provat. Ndërkohë aktorja Xhuvani dukej ende me një fytyrë të vrarë e të tronditur nga dhimbja për të birin. Në teatër kishte ardhur me një veshje të thjeshtë, një bluzë pambuku gri, me një fund pak më të errët.

Ndërsa provat vijojnë, regjisori Enke Fezollari shkruan “Një tjetër Hamlet, një tjetër “i huaj” pa gjini. As burrë, as grua. Figurë, personalitet, njeri”. “Hamleti. Danimarkë. 1600/Hamleti. Tiranë. 2015” 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot