Luizi bisedon me Armaldon: Kam qarë shumë sot në mëngjes

Luizi bisedon me Armaldon: Kam qarë shumë sot në mëngjes

Luiz Ejlli

Luizi ka pasur raste që ka pasur sjellje agresive dhe kërcënuese siç është rati me Dean, sipas komenteve të banorëve, por nga ana tjetër ka sjellje romantike me Kiarën duke i përgatitur mëngjesin dhe duke ia dërguar në krevat, duke i bërë kafen e mëngjesit, duke i dhënë premtime. Por, mëngjesin e sotëm, Luizi është zgjuar dhe ka shpërthyer në lot pasi Kiara ishte mërzitur me sjelljen e tij dhe i tha sërish se ai po tregohet shumë neglizhent ndaj saj. 

Ai i shpjegoi situatën Maestros, duke i thënë që kur shkoi në tualet, ai i përshëndeti të gjitha vajzat, dhe nuk i tha “Mirëmëngjes” në mënyrë të veçantë Kiarës, pasi ajo po bisedonte me Oltën dhe Nitën. Luizi tha se ka momente që ai nuk është në terezi dhe se Kiara nuk ka pse reagon ashtu, për një gjë kaq të vogël. Pranë Luizit u afrua edhe Kristi, i cili e pyeti se pse është mërzitur, por ai nuk preferoi ta ndante shqetësimin e tij me të.

F.D/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja