Teksa ishin në oborr duke diskutuar me njëri-tjetrin, Luizi dhe Armaldo debatuan ashpër në lidhje me lojën e njëri-tjetrit.
Sipas Luizit, ishte ai që ‘e nxori nga gropa se ishte bërë dyllë i verdhë’ dhe tani është mosmirënjohës. Jo vetëm kaq, pasi nuk lanë pas as ofendimet për njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
“Ti je mosmirënjohës”, i tha Luizi-Armaldos
“Unë mosmirënjohës? Mosmirënjohës je ti”, i kthen përgjigje Armaldo.
“Unë ta them në sy e ti zgërdhihesh. Të mora prej grope e të nxora jashtë se ishe bërë dyllë i verdhë’, thotë Luizi.
“Ti mbaje mend se mund të vijë një moment që nga mosmirënjohja që ti ke për të gjithë, do vijë koha ku do dalësh mosmirënjohës edhe në një vend që nuk duhet të dalësh’ i përgjigjet Armaldo