Luizi ka nisur një luftë të ftohtë me Efin dhe shkaku ishte Helena e tij e Trojës, Kiara. Ai jo vetëm ka zgjedhur të mos e besojë, por do ta godasë derisa ta ‘detyrojë’ të braktisë lojën.

Siç pretendon se bëri me Oltën. Meritat për daljen e saj ai i pretendon të tijat pasi injorimi që ai i bënte duke mos i folur, e detyroi aktoren të linte lojën përgjysmë.

Ashtu siç pretendoi se ishte loja e tij me nominimet (kur produksioni i dha imunitet me të votuarve dhe doli bllof, apo se falë tij Bledi donte të linte lojën)

Egoizmi arrin deri aty sa i thotë Kiarës se nëse ajo do, ai e nxjerr Efin brenda ditës, duke injoruar publikun dhe vetëshpallur “Zot” i kësaj loje.

Dhe këtë strategji ka edhe me Efin, i cili dëshiron ta izolojë dhe të mos ketë askënd për të folur e si pasojë të ikë.

Ai ju ka thënë gjithë banorëve të mos i flasin dhe ja kërkon edhe Deas me Kristit, por ky i fundit thotë se nuk dëshiron ta zhysë më shumë duke parë gjendjen jo të mirë të Efit.