Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre në natën e finales së madhe të Big Brother Vip.

Këngëtari i njohur doli nga shtëpia dhe shkoi në Bashkinë e Tiranës, ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kurorëzoi martesën e tij dhe Kiarës, çiftin më të përfolur prej 4 muajsh në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.

Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, por edhe nga shumica e shqiptarëve, morën pjesë dhjetëra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.

Mirëpo emocionet për Luzin nuk janë mbyllur këtu, pasi pak kohësh ai u rikthye në shtëpi ku u shpall dhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother.

Pas mbari mit të spektaklit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, e cila tashmë do të mbajë mbiemrin Ejlli  kanë dhënë intervistën e tyre të parë si burrë dhe grua.

Duke folur për Top Albania Radio pas marrjes së çmimit të madh, Luizi fjalët e tij të parë si fitues ia dedikoi pikërisht partneres së tij, Kiara Titos.

“Jam djali më i lumtur në botë, më i bekuar në botë. Kam vajzën më të bukur në botë”, u shpreh Luizi.

Ndërkohë që Kiara foli e emocionuar duke thënë se tashmë i presin shumë gjëra të bukura së bashku. “Gjëra shumë të bukura na presin”, tha Kiara.

Çifti tregoi se gjëja e parë që do të bëjnë pas martesës është të qetësohen vetëm në shtëpi në një vend pa kamera.