Luizi dhe Kiara martohen zyrtarisht sonte, çfarë pritet të ndodhë në taracën e bashkisë Tiranë

Luizi dhe Kiara martohen zyrtarisht sonte, çfarë pritet të ndodhë në taracën e bashkisë Tiranë

Sot është finalja e madhe e BBV-së, ndërsa pritet që këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ceremonia martesore do të zhvillohet në taracën e bashkisë së Tiranës dhe do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili do të celebrojë çiftin.

Vetë kreu i bashkisë në një intervistë televizive zgjodhi të mos i komentojë zërat, por as nuk e pohoi e as nuk e mohoi këtë.

“Nuk e di ç’a po gatuhet në tarracë, por di të them se për mua është një nga gëzimet më të mëdha kur çifte të reja i shtohen qytetit. Ndonjëherë ndihme keq për kryetarë të tjerë bashkish që vetëm pakësohen, po kur më pyesin njerëzit për Tiranën them: ‘Unë kam komplet hall tjetër’. Është ‘hall’ i bukur që qyteti vetëm po shtohet. Besoj se për të gjithë ata që vendosin të jetojnë në Tiranë dhe t’ia fillojnë jetës këtu, kanë bërë një zgjedhje që është kompetitive, patjetër që qyteti ka garë”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se qyteti sot është më i përgatitur financiarisht për të mbështetur familjet e reja. Ai u shpreh se ashtu sikurse Luizi me Kiarën, çdo çift i ri është gëzim për Tiranën.

“Sot qyteti është më i përgatitur financiarisht, por dhe nga ana infrastrukturore, për të mbështetur familjet e reja. Fillon që me çekun e bebes, me çerdhe, kopshte, shkolla më të mira, me bonusin e qerasë apo me një kredi të butë. Çdo çift i ri është një gëzim për Tiranën, kështu që edhe Kiara me Luizin janë një gëzim i madh për Tiranën, sepse do krijohet një familje e re dhe do lindin ‘tironsa’ të rinj”, tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urime: 07/05/2023 03:42

    Urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku